Rama përballë "sloganit të fshehur të PD" dhe një "kategorizim analistësh politikë"

Postuar në 04 Shkurt, 2013 07:32

Andi Bushati në një editorial në TemA disa ditë më parë fliste për "slloganin e fshehur të PD-së" dhe shkruante:

"Për vite me radhë opozita socialiste ka denoncuar krimet dhe aferat korruptive të qeverisë dhe familjes Berisha, dhe po për vite me radhë, qeveria dhe familja Berisha janë kundërpërgjigjur me sulme personale kundër antarëve të opozitës dhe në vecanti kundër liderit Edi Rama. Dhe një pjesë e mirë e medias dhe analistëve i kanë etiketuar këto sulme si sulme politike që tregojnë se palët janë njëlloj “të ndotura” politikisht. Dhe ky perceptim tashmë duket se në media ka marrë trajtat e një të vërtete absolute të cilën analistët dhe “intelektualët” e shqiptojnë si papagajë pa pasur nevojën që të aktivizojnë të menduarin kritik për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas këtij perceptimi. Këtë perceptim unë e konsideroj jo thjesht të rremë dhe të krijuar nga naiviteti dhe injoranca, por ai është një perceptim i fabrikuar, tejet dashakeqës, dhe i mbushur brenda me djallëzi dhe maskarallëk. Po përvijohet si qëndrimi i fushatës së ardhshme elektorale: “as ata nuk janë më të mirë”. Sado e pamoralshme që të duket, sado sport me goditje nën brez që të ngjajë, kjo lloj fushate e kamufluar, e fshehur nën paradën e “sukseseve” … ka gjasë të jetë e suksesshme. Duhet që vetë Rama të dëshmojë se nuk është peng i klientëve më të errët të Berishës…."

Bledar Prifti që shkruan nga SHBA replikon sot në DITA:

"Bushati në mënyrën më absurde dhe të pallogjikshme e mbyll shkrimin duke u shprehur se tani meqënëse Berisha ka këtë strategji, barra i ngelet Ramës të na tregojë se nuk është ashtu sic thotë Berisha (!). Nëse ju si analistw akoma pas gjithë këtyre viteve dhe marrive të pushtetit nuk keni kuptuar vetw se kush është Berisha dhe kush Rama, atëherë më lejoni t’ju vë në dukje se llogjika juaj e të vlerësuarit dhe të menduarit është shumë më e varfër dhe shumë më pak e sofistikuar se ajo e një qytetari të thjeshtë. Kur nuk e keni kuptuar për vite me radhë, nuk do mund ta kuptoni për punë muajsh…"

Prifti më pas bën një "kategorizim" të medias dhe analistëve politikë dhe shkruan ndër të tjera:

"Së pari, një grupim jo i vogwl i medias dhe analistëve janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe e promovojnë me vetwdije këtë strategji të Berishës. Këta media dhe analistë të pushtetit marrin fonde buxhetore dhe honorare shumë të majme. Në këtë konteks, është normale që të veprojnë si pjesë dhe zgjatime të pushtetit për të promovuar strategjitë e tij.. Në grupin e dytë janë ato/ata media dhe analistë që pavarësisht se janë kundër pushtetit Berisha-Meta, janë gjithashtu ideologjikisht dhe në mënyrë të pakonceptueshme edhe kundër opozitës. Duke u përpjekur të zbukurojnë vetullat, padashje vetënxjerrin sytë duke e barazuar opozitën me pushtetin… Në grupimin e tretë mund të fusim ata/ato analistë egoistë të cilët edhe pse nuk kanë lidhje direkt me pushtetin, janë shërbëtorët më të zellshëm (në shumicë edhe të pavetëdijshëm) të tij. Përpiqen të duken si të pavarur edhe kur realiteti nuk kërkon pavarësi por zbulimin e së vërtetës. Nëse për të vërtetën apo të drejtën e një cështje politike Berisha thotë “jo” kurse Rama thotë “po”, këta analistë japin vërdiktin e tyre egoist se e drejta apo e vërteta është “pjo”.  Egoizmi i gërshetuar me megallomaninë i shndërron ata/ato në shërbëtorët jo vetëm më të vullnetshëm por madje edhe më rezultativë të pushtetit…" (a.th.)

Bushati: http://www.gazetatema.net/web/2013/01/22/slogani-i-fshehur-i...

Prifti: http://gazetadita.al/strategjia-e-berishes-si-recete-shkater...

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Heu bre. Ky Bledar Prifti si me pat qene brenda trurit tim. I ka thene te gjitha fiks sic i mendoj une.

Bushati eshte analisti me antishqiptar sot ne tregun mediatik, per nga pasojat qe mbjelle.
Vertet qe Bushati eshte djale i mire dhe i civilizuar, ka shpirt patriotik dhe demokrat, por kur e keqja del nga goja e te mirit, godet 100 here me rende se nga goja e te ligut.

Submitted by aliu (not verified) on

Niveli si person i Andi bushatit eshte shqetesues .Ai eshte qefmbetes e hakmares ndaj atij qe si ploteson teket .Nje presion i beri Saliu duke e futur gjasme ne grupin e pucisteve e ai eshte kthyer ne nje gazetar pa shtylle kurizore .Nje ndihmes i Saliut

Submitted by dritan (not verified) on

Po Bushat po por nuk po dalin ata si emra deputetesh por analistet qe i sherbejne Rames

Submitted by jul cezari (not verified) on

kush eshte ky bledari nga shba,qe do beka si ekspert? bushati eshte nje nga analistat me te mire sot ne shqiperi,fakti qe e thote te verteten sic eshte sju pelqen.
pse? sepse per ju eshte 100% e sigurt qe rama vjen ne pushtet,qe berisha eshte e keqja etc por po te lexosh te gjithe analistat pa perjashtim (lubonja,nano,bushati,zheji) analizojne qe berisha me matematike mund ta mbaje prape pushtetin..personalisht mendoj qe fiton rama (72-68) po rruga qe ka perpara eshte malore,dhe jo kaq e thjeshte sa ju duket juve.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bushati ka qene analist i mire. Por tani eshte kthyer ne nje komformist i vertete. Sic duket i hyri frika nga kercenimi qe i beri Berisha si pucist.

Submitted by Beni (not verified) on

Nuk  jam  dakort  me  kete  Priftin  kur  thote  se  jane  nje  numer  jo  i  vogel  analistesh  dhe  mediash  qe  jane  pro  qeverise  sepse  po  ti  marrim  me  emra  analistet  dhe  median  pjesa  me  e  madhe  jane  me  opoziten  dhe  jo  me  qeverine. Sa  per  opinionin  e  Bushatit  qe  i  perket  Rames  te  tregoje  se  nuk  eshte  i  ndotur {pavaresisht  qe  per  mendimin  tim  ai  eshte}  kjo  eshte  me  se  e  vertete  sepse  deri  sa  eshte  krijuar  ky  opinion  atehere  dicka  do  te  jete  e  vertete sepse  ne  11 vite  si  kryetar  bashkie  edhe  Rama  e  ka  dhene  kete  perceptim  pra  qe  eshte  i  ndotur. Dakort  qe  sulmet  behen  per  retorike  politike  por  nuk  duhet  te  harrojme  se  aty  ku  ka  ze  s'eshte  pa  gje  dhe  per  mua  ky  nuk  eshte  nje  opinion  personal  por  nje  realitet.

Submitted by anonim (not verified) on

Bushati ka gjysh Hysni Kapon, moralisht nuk mund të hajë bukë si gazetar në demokraci kur gjithë jetën është ruajtur me ushtar te dera, brënda gardhit të bllokut. Hysniut kur vdiq në Paris i ka mbyllur sytë Berisha, pra ka qënë dhe është miku i Saliut, prandaj nuk përmëndet Hysniu dhe familja e tij si  zot i  diktaturës. Prandja mirë është të mos i hap petat lakrorit.

Submitted by anonim (not verified) on

/cmd

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.