Pse mos ua japim Ali Pashën grekërve?

Postuar në 03 Shkurt, 2013 03:27

Në një shkrim të vetin te TemA, Auron Tare bën një paralelizëm mes Greqisë e Shqipërisë në lidhje me trajtimin e trashëgimisë së Ali Pashë Tepelenës, për të cilin Kryeministri hodhi para ca kohësh një shashkë për tia sjellë dhe kokën në Tepelenë (që më pas nuk do ishte çudi t’ia hiqte Tepelenës e ta merrte për Tiranën). Ndërsa grekët që nuk e kanë dashur kurrë Aliun, ia kanë ruajtur kështjellën në mënyrën më të mirë të mundshme, shikoni përmes rrëfimit të Tares se çfarë i kanë bërë “të vetët” trashëgimisë së Pashait:

“Pamjen që më doli para syve nuk ka fotograf që mund ta japë realisht, megjithëse u mundova të kapja të paktën shtrimin e hyrjes së Portës kryesore të Kalasë. Pasi kishin gërmuar me ekskavator hyrjen e Portës së Vezirit, e kishin shtruar me çimento dhe gur me gunga sikur të ishte parking fshati. Firma që përdor taksat e shqiptarëve, të dhëna nga MKTRS, pasi kishte shqepur kalldrëmet origjinale, që çuditërisht i kishin rezistuar kohës, i kishin hedhur çimento të trashë dhe me një shpejtësi që vetëm firmat që vjedhin mund ta bëjnë e kishin mbyllur “restaurimin” alla MKTRS të këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë sonë.”

Dëshpërimin për sa po ndodh Tare e shpreh duke propozuar që ndoshta më mire që “Aliu i Tepelenës duhet t’u përkasë grekëve, të cilët edhe pse nuk e duan, prapëseprapë ia ruajnë kujtimin në mënyrë më të mirë duke u krenuar se Aliut dikur të shqiptarëve madhështia i ka mbetur vetëm në Greqi, ndërsa shqiptarëve turpi.”

k.c.

i plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/02/02/ali-pasha-i-greqise-dhe-jo-ali-pasha-i-tepelenes/

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është çudi për këto që shkuan, kur kemi pasur ministra kulture të tillë,çfarë mund të presim

Submitted by f d (not verified) on

Shkoni ne Janine dhe shikoni 'ishullin' e kalase se Ali Pashes ne mes te liqenit...dhe pastaj krahasoni institutet e mirembajtjes se objekteve historike dhe pelegrinazhet...

Nuk e duam historine ne perditshmeri. E duam vetem kur vjen muhabeti per 'Shqiperine e madhe' me fakte te vogla si gogla qe fryn puhiza e i con nga mriza.

Rrenjet, rrenjet jane qe mbajne ne kembe rrepet dhe jo keshtjellat e ngritura mbi rere.

Submitted by Elisa Pero (not verified) on

Pse nuk e zgjidhi z. Tare kete problem kur ishte vete drejtor monumentesh ne Ministri? Na mbyten hipokritet!

Submitted by Andukaonim (not verified) on

moj elisa, po Z.tare nuk ka qene kurre Drejtor ne MInistrine e Kultures. Z.Tare mori persiper te krijonte Parkun KOmbetar te Butrintit i cili edhe sot eshte modeli me i mire i krijuar ne shqiperi per manaxhimin e trashegimise. jo per gje por nderhyra per ta saktesuar informacionin tend te gabuar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.