No comment: dy versione të kriminalitetit

Sot kemi marrë dy versione të kriminalitetit që ka kapur për flokësh jetën e qytetarit. Pa koment, mund të lexoni pjesë nga dy deklaratat.
Versioni i parë; Partia Socialiste ka mbajtur sot një konferencë për sigurinë, rendin dhe policinë.
“Siguria e njerëzve është qëllimi më i rëndësishëm i një shteti. Pa sigurinë s’mund të ketë as qetësi dhe as zhvillim normal në jetë. Çdo qeveri moderne duhet të luftojë pa kompromis krimin, duke luajtur rolin e saj në parandalimin e tij, por kjo qeveri e ka humbur betejën me krimin”, tha Rama. Kreu i selisë rozë u shpreh se ajo që i mungon aktualisht Shqipërisë nuk janë tre ligjet që propagandon me forcë qeveria por tre pushtete. Rama theksoi se shqiptarët nuk vuajnë për ligje, por për zbatimin e tyre. duke u ndalur në shifra konkrete, Rama tha se në vitin 2012 ka pasur më shumë se 20 mijë krime, në 7 vjet qeverisje rreth 12 mijë krime më shumë, në çdo vit krimi ka pësuar rritje. Numri i krimeve si vjedhjet, grabitjet apo krimet kundër pronave janë rritur ndjeshëm në mandatin e dytë të qeverisë Berisha.”
Versioni i dytëështë ai i Ministrisë së Rendit që përmes zëdhënësit Olli, tha:
Zoti Rama (…) sërish përdhosi sakrificën dhe përkushtimin e tyre në ruajtje dhe mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit. Por, me këto sulme ai nuk do të mundë të mbulojë kurrë faktin se është politikani me lidhjet më të forta me krimin dhe botën e tij.
Sulmet dhe përbaltja e Policisë së Shtetit në misionin e saj, janë provë e qartë e inkurajimit që ai kërkon t’i japë krimit. Këtë sulme janë prova të qarta të frikës që ka kapur atë dhe të gjithë elementët e inkriminuar, që ai mban rreth vetes. Alternativa e vetme që i ofron zoti Rama Policisë, për të përmirësuar marrëdhëniet me publikun, është shembulli i fëmijëve të Gramoz Ruçit dhe Luiza Xhuvanit…
k.c.
(foto: nga 100 vjetori i Policisë së Shtetit)
Comments
opozita mund ta kete edhe

opozita mund ta kete edhe gabim, edhe mund ta ekzagjeroje, edhe mund te mos jete ne gjendje neser kur te kete pushtetin ta pkaesoje krimin. Por pergjigja e pozites eshte mete vertete nje shembull i inteligjences me te larte shteterore. Rrofsh o shtet!

Siguria?! Varet si e

Siguria?! Varet si e shohim...

Une nuk kam kaq shume frike qe te quhem i pasigurt ne banese, pasi nuk kam vene dy brava te koklavitura, nuk kam vene kamera sigurie, nuk u kam vene dritareve kangjella, nuk e nuk...

Por ndjehem i pasigurt!!!

Ndjehem i pasigurt ne rruge si kembesor, si biciklist se me ve perpara ndonje fuoristrade e dehur, a ndonje motociklete e cakerdisur, a ndonje ekskorte qeveritare apo private dhe hajde te paguash te gjitha kursimet per te marre veten ( nese) qe ke tek derkuci i qindarkave.

Ndjehem i pasigurt ne bllok si klient lokalesh, sepse duke 'lare hesapet' te tjeret mes tyre me 'lajne' mua.

Ndjehem i pasigurt nga plumbat 'qorre' qe te vijne andej nga ti s'e pret ( sepse presim).

Ndjehem i pasigurt ne udhekalime me ker, sepse me bie tjetri para a prapa dhe si i fort qe ishte ai policia me ngarkon me faj mua qe jam 'i dobet'.

Ndjehem i pasigurt...shume i pasigurt ne perditshmeri...dhe nga media...pasi mund te shkruajne nga ndonje 'aksident' se une isha 'i tille e i ketille' e te me bejne 'biografine' sic dijne ata dhe pa te kerkuar falje.

Ndihem i pasigurt, ne fund te fundit, qe dhe te kerkoj sigurine time me 'kushtetute' sepse gardianet e saj te cojne per 'lesh'.

Siguria?!...Ah !!!...Per pasurine mbajme gjithe ato kile me celesa varur ne brez ndersa per jeten nuk kemi asnje celes...

Siguria ?! "Kujdes" porositim njeri tjetrin cdo mengjez, 'kujdes'...

Pse?!

I vetmi biznes qe nuk njeh

I vetmi biznes qe nuk njeh krize ne Shqiperi eshte ai i sigurise : I sigurise fizike, i sigurise se biznesit, i sigurise se banesave. A nuk tregon kjo pasiguri ?

Add new comment