Pobrati: Gazidede më ka kërkuar të implikoj si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, kundërshtarë të Sali Berishës

Postuar në 02 Shkurt, 2013 03:10

Luan Pobrati, specialisti i vjetër i shërbimit sekret shqiptar, ka treguar për revistën Java se dosja e Mehmet Shehut, me 17 volume nga 700-800 faqe secili, është mrekulli që nuk është zhdukur nga njerëzit që gjenden si denonciatorë në ato faqe, e që rendën menjëherë sapo Shehu ra të hidhnin baltë e të vinin shqelmin mbi të. “Ndoshta është pikërisht kjo kategori e denoncuesve të djeshëm, që sot janë të shpërndarë në 4 pushtetet, në Kuvend, Qeveri, media, gjyqësor, madje edhe personazhe të spikatur të qeverisë civile, të cilët janë të interesuar që kjo dosje të zhduket.” - thotë Pobrati. Ata që përfituan nga tragjedia e Mehmet Shehut janë “të përlyer port të pëlqyer në të gjtiha pushtetet... Ata që ndodhen në këto dosje e dinë mirë se çfarë po flas.”

I pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për “shtegëtimin” e disa personazheve nga majat e atij sistemi në majat e këtij sistemi, nëse kishte një skenar për dorëzimin e pushtetit disa njerëzve të caktuar, apo ishte rastësi, Pobrati përgjigjet në mënyrë lakonike, “unë nuk besoj te rastësitë”. Pobrati flet për një inisiativë të Mehmet Shehut në vite ’50, material i klasifikuar Top Secret, ku Shehu kërkonte që Organet e Sigurimit të Shtetit të fillonin të rekrutonin “agjentë me material shtrëngues” të cilëve mund t’u lihej pushteti “me qëllim që nga prapavijat ku do të ndodhemi të imponuar, të kemi uzurpuar frontin. Paralelet me një material të ngjashëm (ende Top Secret) të Ramiz Alisë të vitit ’88, janë të frikshme. Pra, agjentëve të sigurimit do t’u lihej pushteti e do të komandoheshin nga “prapavijat”!!

Pobrati akuzon Berishën se ka përdorur “dosjet” si truk politik për ët sulmuar kundërshtarët. “...në korrik të vitit 1992, nën akuza farsë jam arrestuar e hetuar nga ish-Kryetari i Shik-ut, Gazidede, i cili më ka kërkuar të implikoj si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, politikanë të njohur të kohës, kundërshtarë të Sali Berishës.” thotë Pobrati për Java-n.  

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kemi dëgjuar shumë historira për zotin Pobërati do ishte mirë të botonte disa ngjarje për të treguar të 50 vitet e sigurimit Shqipëtarë me të mirat dhe të këqiat e tijë kuptohet për ato që mund të thuhet besoj se do ishte interesante</p>

Submitted by Gjethi (not verified) on

<p>Pobrati eshte nje kober me helm, skile e vjeter e sigurimit te shtetit, punonjes operativ i Qytetit Studenti dhe drejtorise se Turizmit. Ai ka marre ne qafe me metodat e tij cnjerezore me qindra njerez te ndershem, duke i sajuar histori te paqena, duke i rekrutuar si agjente te sigurimit te shtetit. Biles edhe 15 vjecare, femije naiv e te pafajshem. Eshte njolle e erret qe pret nje dite te helmoje. Ky eshte zanati i tij.</p>

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Po mor mund te jete me felliqesira i planetit, por po e hap thesin e po te thote qe PD e PS jane projektuar nga Mehmet Shehu qe para 50 vjetesh.</p><p>Ca do ti thote me shume, te bertase o popull ua kemi futur sa krahu, kemi 70 vjet qe ua fusim dhe ju na duartrokisni ? Vetem kjo i ka ngelur pa thene.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.