Deputeti Marku dhe Kryetari Berisha në një luftë të “heshtur” për lirinë e kritikës

Postuar në 02 Shkurt, 2013 05:06

Në një shkrim të titulluar “Statusi i kritikës në PD-në e sotme” tek Shqiptarja.com, Preç Zogaj trajton rastin e deputetit Mark Marku që po artikulon disa kritika për qeverisjen dhe PD-në, por duke u kujdesur që “të mos i bëjë dhuratë opozitës”. Zogaj e konsideron këtë veprim të deputetit Marku si integritet personal në sakrifikim të karrierës politike meskine, por dhe si “hedhje dorashke” për liderin autoritar.

Duke analizuar “heshtjen e PD ndja këtyre kritikave, Zogaj shtron dhe arsyet e mundshme. Sipas tij, kjo mund të tjetë një formë “nënvlerësimi, duke e parë deputetin si një vetmitar që nuk merr dot frymë, por thjesht kërkon të shpëtojë shpirtin e tij; është formë çaktivizimi, duke shkuar me mendimin s ekritikat e tij jnaë të vjetra, nuk kanë jehonë në kushtet e reja dhe vetë deputeti do të ndërgjegjësohet, do të lodhet e do të ndalet; është një formë e rafinuar censure nga partia dhe drejtuesi që ka përparësinë e kohës dhe fuqisë.”

Pasi konsideron se ndoshta nuk ka mungesë lirie në PD, por mungojnë njerëzit e lirë, Zogaj shprehet se fati i Markut dhe bashkë me të edhe statusi i kritikës në PD-në e sotme, do të përcaktohet nga Berisha i cili përdor levën e pushtetit për të ndëshkuar e dekurajuar kritikën e integritetin. Pikërisht, në momentin që Berisha do ulet i vetëm për të përpiluar listat e deputetëve.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Eh kjo lista qe na morri ne qafe...

Ca ti besh qe Muci e mendon gje te mire, me mazhoritar kemi te fortet e zones. Ndersa me liste kemi cfare? Te fortet e kryetarit?

Submitted by Lleshi (not verified) on

"Dueli i Heshtur" nisi ateherë,  kur Marku nepermjet zoti Kadare i propozoi zoti Rama gjeneralin Sander Lleshi per president.

Zoti Berisha, qe merret bash keto pune , me hafie e me pergjime, si bir besnik i Ali pashait, e mori vesh. Dhe,  qe nga ajo kohe Saliu e di qe Marku e di qe Saliu e di...

Kaq eshte e gjithë demokracia ne fjalë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.