Shënim: Edhe një herë për 68-68-4-ën...

Një analizë e bërë sot nga Top Channel, mbi efektin e ndarjes së mandateve të aprovuar sot në Kuvend, ishte titulluar “PD ruan deputetët në 4 qarqe” (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=250746 ). Në analizë konsiderohen variantet e ndryshme që kanë qarkulluar deri më sot në lidhje me ndarjen e mandateve, por ajo nuk e justifikon titullin. Siç kam theksuar në shkrime të mëparshme, çdo ndarje e mandateve sipas popullsisë aktuale, do të prodhonte një skenar që, bazuar në votat që kanë marrë koalicionet në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, do të kishte këtë rezultat mandatesh: 68-68-4 (përkatësisht për Koalicionin e PD-së, Koalicionin e PS-së dhe Koalicionin e LSI-së). Pra, edhe në rastin kur dy mandate do t’i hiqeshin Korçës e Beratit, apo Korçës e Kukësit (për t’iu shtuar Tiranës e Durrësit), skenari do mbetej i njëjtë: 68-68-4.
Me ndarjen që u aprovua sot në Kuvend, po të llogarisim votat që kanë marrë koalicionet në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, skenari është 70-66-4 (përkatësisht për Koalicionin e PD-së, Koalicionin e PS-së dhe Koalicionin e LSI-së). Pra me këtë skenar, koalicioni i PD-së ruan në tavolinë 2 mandate e jo 4 (mbetet 70, nga 68 qe do te zbriste).
Sidoqoftë, analizuesi i Top Channel-it ka të drejtë kur shkruan: “Këto janë analiza të bëra mbi votat e zgjedhjeve paraardhëse parlamentare, që pas katër vjetësh janë vetëm llogari potenciale. Ajo që sot është e sigurtë është vetëm fakti që një kandidati në Tiranë apo Durrës i duhen mijëra vota më shumë se një kandidati në Korçë, Berat apo Kukës, për t’u bërë deputet, duke e bërë të pabarabartë votën e zgjedhësve.”
E.Zaloshnja
Shënime të mëparshme rreth kësaj teme:
http://respublica.al/artikuj/2012/11/13/68-68-4 ;
http://respublica.al/artikuj/2012/12/26/shenim-68-68-4-apo-70-66-4 ;
http://respublica.al/artikuj/2012/12/19/shenim-kukesi-apo-berati ;
Comments
Nje pyetje per fjaline e
<p>Nje pyetje per fjaline e fundit: ("një kandidati në Tiranë apo Durrës i duhen mijëra vota më shumë se një kandidati në Korçë, Berat apo Kukës, për t’u bërë deputet) A eshte keshtu, apo ne fakt e kunderta? Per shembull, duke qene se ne 2009 Tirana kishte 32 depuete, kurse Berati 8, a nuk i duhen me shume vota nje kandidati ne Berat, per tu bere deputet (te pakten si perqindje votash)</p>
ne 2009-en, ne berat doli nje
ne 2009-en, ne berat doli nje deputet per 10 mije vota te vlefshme, ndersa ne tirane nje deputet per 12 mije vota te vlefshme. kjo diference do te thellohet ne 2013-en, ngaqe popullsia ne tirane eshte rritur dhe ne berat eshte ulur, krahasimisht me 2009-en.
po te kishim proporcional
<p>po te kishim proporcional kombetar te paster,sdo kishim keto probleme dhe secili do merrte votat e veta e sdo duhej fare ndarja e mandateve,por PS dhe Rama nuk deshen ,duke bere gabimin e rradhes e duke mos pare me larg se hunda e tyre.Sipas mendimit tim shumica e njerzve duan largimin e berishes nga pushteti,por gjithashtu mendoj se shumica e njerzve nuk jane te bindur ta sjellin ramen ne pushtet dhe ky eshte problemi i madh qe duhet te shqetesoje PS dhe jo nje mandat me shume ne berat apo tirane.</p>
Add new comment