Nano analizon qasjen "ideologjike" në çështjen e bashkimit kombëtar dhe e quan Berishën "shitësi më i mirë i kakës për kek"

Postuar në 01 Shkurt, 2013 08:46

Mustafa Nano rrëfen në një analizë të botuar sot në të përditshmen SHQIP se disa ditë më parë ishte në Prishtinë, i ftuar për të marrë pjesë në programin e Adriatik Kelmendit në “Koha Vizion”. "Tema e debatit ishte shumë “aktuale”: bashkimi i shqiptarëve. Nuk mund të mohohet që është një temë aktuale. Mund ta fusim sa të duam në thonjëza përcaktorin në fjalë, por është tamam ashtu: tema e bashkimit kombëtar është bërë prej kohësh një temë e ditës në bisedat tona e në debatin publik, e sidomos atë politik – shkruan Nano dhe më pas bën një analizë për ata që e demonstruan të parët qasjen “ideologjike” lidhur me këtë çështje dhe për ata që i pasuan.

Shkruan Nano: "Për bashkimin kanë folur herë pas here politikanë e intelektualë të ndryshëm të botës shqiptare, por ishte “Vetëvendosja” që e bëri element të programit të saj. E prandaj duhet thënë se Kurti e Co janë themeluesit e pionierët e “lëvizjes për bashkim”… Më pas u shfaq Kreshnik Spahiu, i cili zuri të bënte një zhurmë më të madhe për po këtë çështje… Nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë popullore një kauzë se sa së pari ta banalizosh atë, së dyti të gjesh mjetet për ta shpërndarë mesazhin në një hapësirë më të madhe. Spahiu i ka pasur të dyja këto “cilësi”: Kauzës i ka dhënë një formë divulgative, tepër divulgative, dhe me këtë “ambalazh” ka ardhur vërdallë nëpër tregun shqiptar. Do ti që i ngjiti kjo punë? I ngjiti aq shumë, sa na u shqetësua dhe kampioni i vulgarizimit të një kauze, dhe shitësi më i mirë i “kakës për kek” që gjendet këtejpari. Është fjala për Sali Berishën, që me të pikasur efektin “Spahiu”, planifikoi t’i bënte Spahiut atë që Spahiu i bëri Kurtit, d.m.th t’i vidhte kauzën. Gjeti rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe i ndezi mirë motorët. Mund ta konkurrojë Spahiun në çdo gjë, por sidomos në fuqinë për të mbjellë një berihaj e për të ndërtuar narrative të caktuara. Nuk dihet, në do t’ia dalë për ta zeruar efektin “Spahiu” në elektorat, por ndërkohë ka provokuar një shqetësim tek qarqet ndërkombëtare. E mbi të gjitha, ka bërë të shtrohet mirë për debat sendërgjia e bashkimit kombëtar…" - A.N.

Nano i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/01/shajnia-e-bashkimit...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

O Nano! Nuk ju the kosovareve, pse kane qejf ta hane kaken si kek...

Submitted by Taleri (not verified) on

Duke pare kete foto qe ke zgjedhur, me erdhi te theshja: te kane rene leshrat e kokes duke bere analiza politike!

Submitted by dritan (not verified) on

Aq sa ka shpikur Muci rroten aq ka shpikur Kurti Bashkimin Kombetar.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Berisha, shitësi më i mirë i “kakës për kek” që gjendet këtejpari.

Thenie lapidar. Muci nxjerr ndonjehere nga xhepi batuta perle, sic ka qene ajo per Wolfarth kopukun para do kohesh.

Gjithesesi Z. Nano, duhet me e theksu qe edhe ca fat ka patur Berisha sepse i ka qelluar populli qe arrin te gelltisi kujtale me kak, pa ju perziet fare.

Submitted by çentrale (not verified) on

shume e bukur kjo o muçi

me ne fund e the nje gje te mençur

Submitted by loni (not verified) on

Shqiptaret e ndershem dhe te qyteteruar ndjehen jo te braktisur dhe plot shprese kur shohin qe gazetare te kalibrit te z. Mustafa Nano jane ne antagonizem te plote me kriminele, vrases dhe genjeshtare si puna e Sali Berishes dhe qeneve te zgjebosur qe i shkojne nga pas. Shqiptaret e ndershem dhe te qyteteruar shohin fundin e pashmangshem te bandes kriminele e idiote  te Sali Berishes qe ka uzurpuar gjithe pushtetet ne kete vend e qe nuk po e le kete vend te vogel te bej perpara, pas cdo paragrafi lapidar te shkruar nga gazetare si z. Mustafa Nano. Nje falenderim te madh dhe te sinqerte per ju z. M. Nano

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.