Shënim: Korça është problemi...

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme mbi popullsinë, qarqeve Korçë dhe Berat u duhej hequr nga një mandat parlamentar dhe u duhej shtuar qarqeve Tiranë dhe Durrës. Por Berisha, duke ndjekur shembullin e sivëllait bjellorus Lukashenko, u tha deputetëve të tij që të injoronin informacionin zyrtar të Ministrit Flamur Noka dhe të ruanin shpërndarjen e mandateve të 2009-ës.
Duke parë situatën aktuale politike, problem real elektoral për koalicionin e udhëhequr nga Rama është mosndryshimi i numrit të mandateve në qarkun e Korçës, sepse mandatin e 8-të të Beratit (që duhej hequr sipas demografisë zyrtare aktuale) ka shumë gjasa ta fitojë PS-ja (ajo ishte vetëm 500 vota larg marrjes së mandatit të 8-të në Berat në 2009-ën). Dhe për PS-në nuk ka shumë rëndësi nëse një mandat më shumë e fiton në Berat apo në Durrës (të cilit duhej t’i shtohej një mandat sipas demografisë zyrtare aktuale).
Ndërsa në rastin e Korçës puna qëndron ndryshe. Mandatin e 12-të në Korçë e fitoi PD-ja në 2009-ën, dhe që ta fitojë tani PS-ja, duhet ta thellojë shumë epërsinë ndaj PD-së; epërsia e koalicionit të PS-së ishte vetëm 1150 vota në 2009-ën dhe tani kjo epërsi duhet të thellohet deri në 9 mijë e ca vota, që mandatin e 12-të ta marrë PS-ja, e jo PD-ja.
E.Zaloshnja
Comments
Korça, Korça është problemi
<p>Korça, Korça është problemi më i madh. </p>
Add new comment