SHENIM: Eshtë e sigurt që Berisha "e dashuron fort Shqipërinë" (është dashuri që ka vetëm një kusht)

Një numër të përditshmesh kanë botuar një tekst të ambasadorit Arvizu me titull "Një përgjigje shumë e thjeshtë". "Tani, ndërsa shqiptarët shohin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë"- shkruhet në fillim të tekstit.
Vihet re përpjekja e ambasadorit për të vënë fillimisht shenjën e barazimit qeveri-opozitë, madje edhe në paragrafin ku flitet drejtpërdrejt për përgjegjësi direkte të qeverisjes si punësimi, shëndeti, arsimi etj. Shkruan Arvizu: "Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, gjej tema të përbashkëta në bisedat që bëj, pavarësisht nëse jam në Shkodër apo Gjirokastër, në Vlorë apo Elbasan. Shqiptarët janë të shqetësuar për probleme reale – punësimin, të ushqyerit e familjeve të tyre, kujdesin shëndetësor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, sa për të përmendur pak prej tyre. Shumë vetë më janë ankuar që udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë që njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës ashtu edhe për opozitën) duket e fokusuar vetëm në interesat vetjake ose partiake, se sa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht..."
Gjithsesi, ambasadori ngre më pas një problem të rëndësishëm: "Më lejoni të përmend një të vërtetë të thjeshtë e të dhimbshme: besimi publik në procesin zgjedhor është i ulët - thotë ai e më pas komenton: "Qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësinë – quajeni detyrim – të fitojnë besimin e njerëzve. Ata mund ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar brenda institucioneve zgjedhore, duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike dhe duke hequr dorë prej një gjuhe shkatërruese dhe provokuese në takimet publike ose në literaturën partiake. Mesazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxisin dhunë të cilësdo formë vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe partitë janë të gatshëm të punojnë së bashku"
Titulli i shkrimit ka të bëjë me sa duket me paragrafin e fundit: "Kur mendoj mbi fjalimin e Sekretares Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy. Ajo shpjegoi që njerëzit shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me Presidentin Obama pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës. “Është një përgjigje shumë e thjeshtë,” – tha ajo, “të dy e duam vendin tonë.” Dashuria për vendin do të thotë të vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake...".
Ashtu është. Por unë jam gati, z.ambasador, të hedh bast se kryeministri i këtij vendi (me fjalë, me këmbë, me duar edhe me lotë nëse e lypin rrethanat) do betohej mbi kushtetutë, mbi kuran, mbi bibël dhe ku të duam tjetër se.. e dashuron fort Shqipërinë. Sipas mënyrës së tij: që do të thotë se e dashuron fort me kushtin që ai të jetë aty ku është pavarsisht asaj cfarë bën. Përgjigja është vërtet e thjeshtë. Edhe diagnoza. (a.thano)
Comments
Si mos ta doje Shqiperine

Si mos ta doje Shqiperine Berisha, kur pa Shqiperine do ishte vetem nje kardiolog ?!

Te gjithe pushtetaret e duan Shqiperine, pa te s'kane pushtet.

Arvizu duhet te thoshte, t'i doje shqiptaret e te kujdeset si t'i kishte njerezit e tij te afert, pa Shqiperine e duan te gjithe pa kushte.

Halli eshte se shqiptaret s'duan njeri-tjetrin, pa Shqiperine ne abstrakt e duan te gjithe.

Ambasadori do te jete i tille
Ambasadori do te jete i tille kur funksionin e tij ta kryeje pas dhe jo para kamerave.
Adrian, Nese njerezimi do te

Adrian,

Nese njerezimi do te kishte prodhuar ndonje makine te matjes se dashurise, e ne se ajo makine do te vihej ne pune te maste dashurine e shqiptareve per atdheun e tyre, une do te vija bast koken time ne se ajo makine nuk do te nxirrte Koco Kokedhimen si dashnorin me te harbuar te Shqiperise. Ndersa do te nguroja te vija ndonje tjeter bast, sado te vockel per analisto-publicistin shqiptar me te dashuruar me Shqiperine. Sepse shpesh ti Adrian me dukesh si njeri nder me te nxehtet dashnore, ndonjehere tjeter me duket Mustafa Nano dhe tjeter here Henri Cili.

Add new comment