S’e besoni? Është e vërtetë, megjithatë: Mario Balotelli është makinë elektorale

Postuar në 31 Janar, 2013 07:51

Mario Balotelli nuk e ka besuar që do të shndërrohej në një argument politik kur ka vendosur të kthehet në Milano, për të luajtur me Milanin, jo me Interin. Ai është larguar nga Mançesteri (për ‘të zezën’ e gazetarëve të tabloidëve, që për dy vjet e kanë pasur si gjah të tyren. “Mirupafshim i paharrueshmi Balo”, shkruante me sinqeritet e gati me trishtim gazeta the Sun ditën që u mor vesh ky transferim; e nuk kanë faj; ai i ka furnizuar me ‘lëndë të parë’ nëpërmjet detajeve jo futbollistike të jetës së vet) për të provokuar një zhurmë që s’kish se si ta merrte me mend. Përpara se të mbërrinte në aeroportin e Milanos, ku tifozët tepër të eksituar prej kësaj blerjeje u ndeshën dhunshëm ne policët e ndërhyrjes së shpejtë (pati të plagosur), gazetat jo sportive kishin publikuar sondazhe lidhur me efektin elektoral të super Marios (në foto duke u kapur me duar me trainerin e Manchester Cityt, Mancinin). Duket e pabesueshme, por është e vërtetë: Silvio Berlusconi fiton (sipas sondazheve, kuptohet) 1 -2% të votave më tepër në sajë të këtij operacioni jo politik.

Të tjerët kanë reaguar në mënyrën e tyre. Kush me çudi, kush i shock-uar, e kush me ironi. Bersani, kundërshtari kryesor i Berlusconit në zgjedhjet e shkurtit, citohet të ketë thënë sot, se “nga momenti që kam kuptuar se zgjedhjet u fitokan kështu, po ju njoftoj se kam hyrë në negociata për të blerë Leo Messi-n; Për cilën skuadër? Për Bettola Football Club. Nuk ka një skuadër të tillë? Punë e madhe. Messi do të luajë i vetëm”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Vetem nje muaj me pare Berlusconi komentonte : &quot;Balotelli ? Molle e kalbur, kurre tek Milani&quot;. Dhe me pas e blen ......</p><p>&nbsp;Rreth 60 vjet me pare Curçill do te veçonte se: <em>Italianet humbasin ndeshjet e futbollit si te ishin beteja lufte dhe humbasin betejat si te ishin ndeshje futbolli.... &nbsp;</em></p><p>Nuk kane ndryshuar fare qe prej asaj kohe, biles me shume gjasa jane perkeqesuar. Te vjen keq per ata tifoze apo polica qe jane lenduar por nje ide te thjeshte do t&#39;a kisha per raste te tilla dhe ne ketu &nbsp;vjen ne ndihme S.B-ja yne. S&#39;po them qe policia italiane te vinte nje torte &nbsp;si ajo e pavaresise pasi deshte kohe dhe kushton nje thes me lek por mjafton te kishin angazhuar ish te fejuaren e Balo-s(Ciljeta) &nbsp;gjysem lakuriq dhe turma injorante do t&#39;a ndiqte si miza &nbsp;m...jaltin. &nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.