I thotë gjë fjala 'konsensus' Berishës dhe klanit të tij? - pyet Stefani duke lexuar Fule-n

Dje, gazeta e partisë në pushtet “RD”, doli me kryetitullin: “Tre ligjet, Fule shuplakë Ramës”. Entuziazmi i pushtetit i ka rrënjët në deklaratën e sapolëshuar nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, sipas të cilit, nëse Shqipëria përmbush tri kushtet e famshme, mund të bëhet e mundur marrja e statusit të kandidatit në këtë pranverë. Po si duhet ta kuptojmë këtë deklaratë të Fules? Natyrisht jo ashtu siç ia ka qejfi dhe siç po e propagandon Kryeministri Berisha, pra si një shuplakë për liderin e opozitës Edi Rama. Sepse, në fakt, është një shuplakë për Berishën - shkruan Andrea Stefani ne editorialin e sotem ne te perditshmen SHQIP.
Dhe me pas shpjegon: "Komisioneri Fule ka deklaruar se “do të hartojmë raport për Shqipërinë, nëse aktorët shqiptarë gjejnë konsensusin për të përmbushur tri kushtet që mbeten. Këto tri kushte përbëjnë kërkesën minimale për t’u rekomanduar shteteve anëtare statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”. Fule nuk ka thënë se është opozita fajtore për mosmiratimin e tri kushteve, ndërsa bën thirrje që “aktorët shqiptarë të gjejnë konsensusin për të përmbushur tri kushtet që mbeten”. I thotë gjë fjala konsensus Berishës dhe klanit të tij? Natyrisht që asgjë, sepse ata dinë vetëm të diktojnë. Sipas kësaj mendësie pakica, opozita, duhet të bindet dhe të votojë vullnetin e Berishës..."
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/01/31/si-ta-lexojme-komis...
Comments
Shuplaka qe Fyle i jep
<p> Shuplaka qe Fyle i jep Berishes turinjve, mbase ishte nisur per Ramen, por ky shejtani uli koken dhe e hengri BERISHA...</p>
Konsensusin, ndoshta e
<p>Konsensusin, ndoshta e kuptoni se duhet të bësh çfarë thotë opozita, zoti Stefani?</p>
Jo, jo konsensus dmth qe te
Jo, jo konsensus dmth qe te behet ajo qe deshiron kryeministri jone i madh, patrioti dhe i pakorruptushmi, qe e ka cuar Shqiperine perpara...
Add new comment