Kuqezinjtë drejt antikorrupsionit

Postuar në 29 Janar, 2013 06:16

“Takimi me kreun e AK-së është në vazhdën e bisedave të mëparshme. Folëm për zgjedhjet dhe për platformën e Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e 23 qershorit. Nxita Spahiun që në platformën e tyre të evitojnë rrëshqitjet në nacionalizëm. Patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në nacionalizëm. Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon”

Eshtë deklarata e ambasadorit Arvizu pas një takimi sot paradite me Kreshnik Spahiun. Ky i fundit, në komentet mbi takimin citohet të thotë ndër të tjera:

“Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët.. AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë pa kopmpromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën... AK ka kërkuar mbështetjen e opinionit publik dhe ndërkombëtar për vendosjen e standardeve të demokracisë dhe zbatimit të ligjit, ashtu siç SHBA ndryshojnë drejtuesit e tyre, ne kemi vendosur të vendosim me ligj kufizimin e mandateve të lidershipit politik shqiptar, jo më shume se 2 mandate duke filluar nga kryetarët e Komunave, kryetarët e Bashkive, Minibashkive, Kryeministri, kryetarët e partive, me qëllim që partia të mos jetë një precedent negativ ku lidershipi politik në Shqipëri të tentojë të jetë i përjetshëm. Shqipëria duhet të jetë një model tjetër, një model evropian me standarde amerikane... Për Aleancën Kuq e Zi SHBA është partner dhe udhërrëfyes". - A.N.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Po flet si qen i rrahur i ziu Spahi. Keshtu eshte kur ta vene gardhin tek thana.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Mund te kete plot arsye per te dyshuar ne retoriken e Spahiut, kurverite e tij te vogla e te medha me pushtetin, dhe sinqeritetin e deklaratave te tij, por duhet pranuar qe narrativa e tij politike eshte me frymezuesja per momentin. Kete retorike te guximshme mbi kufizimin e mandateve te drejtuesve, ndeshkimin e Familjes dhe luften ndaj korrupsionit nuk po e degjojme te shqiptohet qartazi dhe me kete ton te prere nga asnje lider tjeter i opozites. Kjo eshte retorika e duhur, dhe ne qofte se ka skeptike si puna ime qe dyshojne ne sinqeritetin e saj, besoj se s&#39;kemi asgje per te humbur; nje ndeshkim i partive kryesore dhe fuqizimi i nje poli te trete qe te eleminoje hegjemonine e partive komuniste qe kane drejtuar keto njezet vjet, eshte rruga e vetme qe na mbetet. Ata qe hezitojne te rrezikojne me alternativa qe nuk garantojne asgje, siç mund te jete edhe kjo e Spahiut, le te mos rrezikojne, duke kontribuar nw riciklimin ne qeverisje te prishjes morale te dy partive te medha. Por kjo mua me duket e pakuptim, derisa te dy keto parti i kane konsumuar me shume se nga dy mandate ne qeverisje, sa per te na dhene te kuptojme modelet e tyre, dhe ate qe mund te presim nga ato. Si &quot;Perpara&quot;, edhe &quot;Rilindje&quot; jane slogane qe te sugjeruara nga keto parti, nuk kane kurrfare kuptimi, prandaj, le te rrezikojme te flasim nje gjuhe te re....</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Narativa e Spahiut mund te jete frymezuese per nje mase njerezish si ajo e ngrenesve te tortes se 100 vjetorit. Dhe nuk besoj se ka skepticizem fare ne lidhje me sinqeritetin e tij, por thjesht njerez qe nuk i besojne fare dhe ngrenesit e tortes qe i rijne nga pas per paninen e radhes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.