Ti je grek, apo arvanit?

Postuar në 28 Janar, 2013 12:14

Një nga autorët e blogut të Ardian Vehbiut Peizazhe të Fjalës tregon historinë e mëposhtme:

“Një ngjarje e veçantë paska ndodhur në parlamentin grek para 12 ditësh – meqë më paska shpëtuar pa e vënë re, po ia lejoj vetes përdorimin e mënyrës habitore. Një deputet i formacionit politik SYRIZA, i mirënjohuri zoti Manolis Glezos, ka qënë protagonisti i një ngjarjeje, të denjë për të shkruar diçka rreth saj. Në seancën parlamentare të rradhës, një prej deputetëve të AiA, akuzon kolegun e vet mysliman minoritar – Ahmet Haxhiosman, se është agjent i Turqisë.

Për të mbrojtur kolegun e vet mysliman, Manoli ngrihet, dhe pyet ministrin e arsimit të Greqisë, që ka mbiemrin Arvanitopoulos e i thotë – ti je grek, apo arvanit? Përse e bëri këtë pyetje? Për t’i hequr pretendimin moral të racës së pastër që pseudonacionalistët e AiA mbështesin.  Por, sigurisht, siç po ndodh rëndom e shpesh herë, kur kaloi doganën edhe erdhi lajmi në sferën shqipfolëse të mediave, mesazhi i keqinterpretua. “Ja një grek që thotë të vërtetën”, “Sikur ne nuk e dinim”, “Gjysma e grekëve janë shqiptarë”, “Arvanitasit po zgjohen”, “Do marrim trojet”, “Shqipëri e Madhe!” etj. Një pjese të stërnipërve të vet, duhet thënë, as atyre nuk ua mbushi mendjen. Aq sa i thanë dhe “paloplak”, dhe “i rrjedhur”. Atij, që mund ta tregojë historinë vetëm nëpërmjet brazdave të thella të rrudhave që ka në fytyrë Sikur të mundesha, do i lutesha Manolit – të lutem mëso shqip o plak, dhe ua shpjego shqiptarëve çfarë ke në mendje..”. - A.N.

Më shumë rreth Manolis:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/28/manolis/

Video e ngjarjes, me titra shqip:

http://www.youtube.com/ëatch?feature=player_embedded&v=BBya0TyZV0o

Comments

Submitted by Megi Tome (not verified) on

Arvanitet ishin shqiptare orthodhokse dhe nuk kishin diferenca me greket. Nuk ishte koncepti i shetit.ishin nen pushtimin osman...pjesa muslimane qe u kunvertua dhe u be nje me turkun u konsiderua si e tille pre si pushtuese,sepse e tille ishte. Ju  muslimanet shqiptareperpiqeni ti trajtuni si tuajt arvanitet, kur ata ishin kunder jush...

Submitted by Fani Tanku (not verified) on

Arvanitët s'kishin fare dallime me grekët ? Një gjuhë më shumë, ca zakone, nja dy detaje të vogla të këtij lloji .. Sa për armiqësinë, e dije që Andouco kishte luftuar për Ali Pashën, që Boçari na kish bërë nj fjalor shqip-greqisht ?

Submitted by Anonim (not verified) on

arvanitet jane shqiptare qe kane 200 vjet pothuajse nen trysnine e shtetit artificial grek.

n.q.s arvanitet rifitojne identitetin e tyre kombetar ,automatikisht greqia shperbehet,prandaj kjo eshte nje molle e ndaluar ne greqi.perpiqen me te gjitha menyrat t'jua ndalojne gjuhen shqipe qe tehumbin identitetin e tyre kombetar.

por teknologjia po e nxjerr jashte loje censuren greke.gjithnje e me shume edhe ata po kerkojne te kthehen tek rrenjet e tyre shqiptare.

kultivuesit e ''kozmopolitanizmit'' ne shqiperi jane aleatet kryesore te greqise ne perpjekjen e saj per te ndaluar rritjen e frymes kombetare ne shqiperi,e cila per pasoje do te ndikonte te shqiptaret ne greqi e serbi te ktheheshin ne rrenjet e tyre arberore.

por lumi nuk kthehet prapa dhe gjaku nuk behet uje. gadishulli ilirik dalengadale do tu kthehet te zoteve.

Submitted by Fani Tanku (not verified) on

Me aq shumë probleme sa na hap ti Anonim me këto teoritë e gjakut të pahollueshëm dhe të zotërimeve ilire -jo vetëm nga ana teorike po dhe praktike- do ishte mirë të dëgjoje plakun në video -gjë që ishte dhe qëllimi i shkrimit- sepse ndoshta mbasi edhe të ndërgjegjësohesh se pavarësisht vullnetit tënd, të paktën 40% e fjalëve që ke përdorur janë me prejardhje të huaj -provë indirekte e përbërjes së "gjakut tonë"- këshillat e tij do t'i mbaje vath në vesh. Mendo në terma shtetesh (me popullsi të përzjerë) dhe ligji. Ndërsa gjakun lërja Agimit të Artë po e pe veten më të mirë

Submitted by pilo (not verified) on

Muç, nuk te shkon fare ky kostumi kozmopolit, duket ashiqare i huajtur.

Po nese kembengul se e ke tendin , na bej ndonje shkrim ku te na shpjegosh gjithe kete mani antikombetariste.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.