FMN dhe Rama, 'grupi armiqësor' që desh na la pa rritje rrogash

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha është shprehur se nuk e ndoqi këshillën e FMN-së për mosrritjen e rrogave dhe ja që kjo nuk u kthye në problem për ekonominë. Madje i ka vënë FMN-në dhe Ramën në një rresht të përpjekjes për të ndaluar rritjen e rrogave :)
Citohet Berisha: “Pavarësisht respektit që kam për Fondin Monetar Ndërkombëtar më duhet të them se në të gjitha rastet ka këshilluar të mos rriten rrogat. Dhe Rama ka votuar për të mos rritur rrogat. Po të dëgjoja variantin e mosrritjes së rrogave rroga mesatare do ishte 260 mijë lekë, por me kurajë dhe vendosmëri ne kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe kjo do të mbetet politikë konstante dhe në kuadrin e rritjes së mëtejshme të rrogave dhe mbështetjes së fuqishme të biznesit”, deklaroi Berisha. a.th.
Comments
Pse nuk i gjeni nje komision
<p>Pse nuk i gjeni nje komision me psikologe te afte dhe ti gjenden ilacet e duhuna ketij psiko-njeriu??? C'do dite perserit te njejtat idiotesi.</p>
Mire e beni ju te
<p>Mire e beni ju te respublica's qe vini smile me kllapa drejtuara majtas me shprehjet e Berishes, por mua me duken si ajo e qeshura e 'Chucky-t'. Per ke nuk e njeh eshte nje kukull ne personazhet me filma me horror qe te ngjeth mishin kur e sheh...</p>
a.th. Berisha sot ka thene
<p> a.th. Berisha sot ka thene dhe nje gje te mire : ' Do te hiqet tatim fitimi per paga deri ne 30 mije leke.'</p>
Add new comment