FMN i kërkon Berishës të mos jetë...Berishë. I sugjerojnë disiplinë fiskale (në vit elektoral)

"Borxhi është shumë i lartë, ndoshta më i larti në rajon. Kjo në vetvete paraqet problem për rritjen ekonomike në të ardhmen dhe rreziqe të tjera. Problemi tjetër është se gati gjysma e borxhit të Shqipërisë është afatshkurtër. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Një faktor tjetër që ndikon është se borxhi i brendshëm, 70 përqind e tij mbahet nga sistemi bankar, që në vetvete është në pronësi të lartë të bankave të huaja, që nga ana e tyre kane qënë nën presionin e krizës financiare evropiane. Këshilla jonë për autoritetet (shqiptare) eshte që të tregojnë kujdes në ndjekjen e këtyre lidhjeve..."
Paragrafi është marrë nga një intervistë e VOA me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ku ai flet për ekonominë e Shqipërisë dhe bën parashikimet e tij për 2013-s, të cilin e quan një vit të vështirë. Duke folur më tej për borxhin shqiptar, Ilahi shton:
"Kjo nuk është ekonomi që mund ta rrisë shumë borxhin. Në këtë fazë, me këtë borxh të lartë, qeveria nuk mund të stimulojë më ekonominë. Stimulimi përmes borxhit është shumë i vështirë për shkak se huadhënësit shqetësohen për mundësinë për t’i paguar. Pra mendimi ynë është që qeveria nuk duhet të bëjë ulje taksash apo rritje të shpenzimeve por e kundërta..."
Në fund i kërkon Berishës... të pamundurën: të jetë fiskalisht i disiplinuar në vit elektoral. Thotë kreu i FMN:
"Rekomandimi ynë është që çështja e borxhit të trajtohet me kujdes. Ne e kuptojmë se nuk mund të shkurtosh shumë borxhin në një kohë si kjo, por në të njëjtën kohë dobësia që vjen nga mbajtja e këtij borxhi në këtë përqindje nga banka duhet të minimizohet. Ky vit gjithashtu është një vit elektoral dhe mendoj se është e rëndësishme të ruhet disiplina fiskale" - A.N.
Comments
Po ku pyetë ky i yni nga
<p>Po ku pyetë ky i yni nga kriza se mos do i pakuajë ai nga xhepi i tija sa të ketë këtë popull ai i thotë krizës ikë tutje se ske çmëbënë</p>
Une ve bast se ky qen eshte i
<p>Une ve bast se ky qen eshte i paguar nga Rama, qe Sala te humbase zgjedhjet. Kryeministri yne, kur thote se jemi fuqia e dyte ne Europe pas Gjermanise dhe e katerta ne bote pas Amerikes, Kines dhe Rusise tregon se i di shume me mire punet se ky teveqel. Neve kemi akoma per te shitur. Pas Heceve dhe Teceve, pas minierave dhe mineraleve, pas detit dhe ujit, ne mund te shesim edhe Sazanin. Dhe ter nuk na ben syri nga armiqte. Apo nuk eshte gati Kina ta bleje. Ah se harrova. Edhe Argita punon ne menyre te shkelqyer. Vetem me tre perqindashat qe u kerkon ajo investitoreve te huaj ne mund t'i lajme menjehere borxhet. Ne fund te fundit ne kemi edhe impiantet me te mira ne bote per riciklimin e mbetjeve berthamore europiane, japoneze dhe amerikane. Edhe per kete pune ka menduar kryeministri yne i lavdishem. Do te behemi superfuqia e pare e grumbullimit te plehrave te botes. Dhe do fitojme jo pak. Perveç disa problemeve te vogla qe kane te bejne me shendetin dhe ambientin. Pune ekologjistesh keto. Dhe parate qe do fitojme do i ndajme si duhet. Pese per lalen, dmth popullin, dhe 5 per Salen, dmth Familjen. Prandaj thashe qepari se perrallis kot ky lari. Sala i di me mire keto pune dhe hiç nuk i luan qerpiku. Ne fund te fundit ai i ka siguruar tashme jo vetem femijet, por edhe sterniperit qe i do aq fort shpirti. Jo si ai katrani me boje dhe krimineli i pashoq, qe s'dua t'ia permend as emrin, qe edhe femijet e tij i la pa asnje dyshke ne xhep.</p>
Add new comment