Nuk ka asnjë vend në botë që të privatizojë HEC-et kështu - thotë eksperti Maksim Shuli dhe shpreh habi për mungesën e reagimit

Inxhinieri i njohur Maksim Shuli, ekspert me përvojë i sektorit të hidrokarbureve, flet në një intervistë për revistën MONITOR për tendencën e çmimeve, bursën dhe privatizimet e fundit të qeverisë.
"Shitja e katër hidrocentraleve, pronë e shtetit, Ulëza, Shkopeti, Bistrica I dhe Bistrica II ishte vërtet e habitshme. Nuk ka asnjë vend në botë që të privatizojë HEC-et, pasi ka bërë të gjitha investimet e nevojshme për rinovimin e tyre dhe kur në të njëjtën kohë, njëri nga këta HEC-e jep të ardhura 15 deri në 20 milionë dollarë në vit, pa bërë asnjë investim. Gabimi me naftën vazhdon të përsëritet edhe me energjinë elektrike. Nuk e kuptoj se pse ekspertët e kësaj fushe nuk shkruajnë për të sensibilizuar opinionin për këtë problem kaq madhor..." - shkruan Shuli.
Më pas duke folur për privatizimin e Albpetrolit paralajmëron edhe një rritje të re të cmimit të naftës: "Qeveria, duke mos mbledhur taksat dhe tatimet, padrejtësisht godet naftën (d.m.th, konsumatorët) duke vënë akciza shumë të larta. Kjo bën që çmimi i naftës, nëse sot me koniunkturat e tregut duhet të ishte maksimumi 120 lekë për litër, ai ka tendencën të shkojë brenda pak muajsh në 200 lekë për litër (sot mesatarisht gjendet në treg për 190 lekë për litër) dhe gjatë vitit me këtë tendencë do vazhdojë të rritet, nëse qeveria nuk ndryshon politikën e taksimit të akcizës. Faji kryesor këtu i mbetet qeverisë... Ka shumë probleme të tjera, të cilat duhet të shkruhen për të sensibilizuar publikun e gjerë..."
A.N.
Intervista:
http://www.monitor.al/spekulimi-dhe-taksat-do-ta-rrisin-seri...
Comments
Nese ka absurd kjo ndodh
<p>Nese ka absurd kjo ndodh vetem ne universin e njeriut ne pergjithsi dhe te shqiptarit ne vecanti. Dhe ky eshte absurdi qe nje njeri percakton cdo gje dhe shoqeria shqiptare ashtu si simboli i mitit te Sizifit duhet ta rinise gjithmone nga e para rrokullisjen e saj epokale. </p>
Sepse jemi vendi i 3 në
<p>Sepse jemi vendi i 3 në eorazonë për ekonominë dhe nga viti 1938 jemi zhvilluar 300% atëhere si mundë të shkruajnë specialistët kur të gjithë shikojnë se çfarë do thojë i madhi dhe ata ti mbëjnë vetëm AMIN dhe po vajti nafta 2000 e çubë dhe 4000 të vejë nuk është ndonjë çudi e madhe edhe ne prapë si popull i dëgjushëm që jemi prapë do ta paguajmë pa bërë zë</p>
Po eshte pjeserisht e vertete
<p>Po eshte pjeserisht e vertete qe nuk ka vend ne bote qe te privatizoje HEC ne kete menyre ashtu siç eshte teresisht e vertete qe nuk ka asnje qeveri ne Europe qe te vrase demonstruesit dhe 8 ore me pas te fshije serverin me filmime e te nderoje tyten e armes qe qelloi ....</p><p>Ka aq shume absurditete ne kete vend sa çudija(vjedhje apo vrasje) me e madhe nuk perben me lajm. Sidoqofte do pershendetur çdo tentative dhe denoncim sensibilizues nga ana e personave me integritet profesional duke veçuar ketu ata sharlatan - intelektual qe e kane kohen dhe mendjen e zene me peticionet antiopozite.</p>
Add new comment