Rikthehen votimet me 99.99% pro: Hashim Thaçi rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes votimit të hapur.

Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër, sipas agjensisë INA.
Ky lloj rezultati mund të jetë komod për Thaçin dhe tregon se e ka partinë krejtësisht nën vete. Në kushtet ku është Kosova, një unanimitet i tillë është pak të thuash që të fut frikën. Ky lloj unanimiteti “alla-enver” ku lideri votohet me 99.99%, sigurisht nuk është pozitiv për demokracinë në parti e cila me siguri do të pasqyrohet dhe në qeverisje e më gjërë në shoqërinë kosovare. Mundësitë e partisë për të evoluar, për të ngritur debat të brendshëm e alternativa, si dhe për të korigjuar veten, me këtë lloj unanimiteti, duken shumë të vogla. Në fjalën e tij para delegatëve, njofton agjensia INA, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.
k.c.
Comments
Brravo te qofte BURRE SHTETI.

Brravo te qofte BURRE SHTETI. Po si nuk moren vesh keta politikanet shqiptare se nuk ekziston asnje llogaritje matematikore per nje rezultat te tille. keto rezultate i pelqejne vetem diktatoret. Ky eshte sinjal i mire per popullin e Kosoves pasi tani fillon tatepjeta e ketij BURRI tjeter SHTETI. Mjere shqiptaret per politikanet qe e drejtojne. Ndoshta ZOTI do na ndihmoje te na gjeje njerez per se mbari per te na udhehequr.

Do ia kishte zili edhe vete

Do ia kishte zili edhe vete Kim Jong II ketij Ha Shi Mi-së tone.

Pas komentit te Kosovarit cdo

Pas komentit te Kosovarit cdo koment tjeter do te dukej shume i varfer, keshtu qe nuk po komentoj fare sot.

Eshte pjese e genit Shqiptar,

Eshte pjese e genit Shqiptar, ne nuk dime demokraci, nuk jemi te denje per demkraci, kudo qe te ndodhemi.

Dhe si gjithmonë i bëjmë

Dhe si gjithmonë i bëjmë lëvdata të parit dhe e vëmë në pjedestal dhe e ruajmë me fanatizëm se mos i ndollë gjë dhe na mori lumi po iku ky është mentaliteti ynë nuk mund të bëjmë debat kjo fjalë nga ngre nervat

Add new comment