Shënim: GSh-ja raporton gabim, apo PS-ja llogarit gabim?

Në një lajm të mëparshëm, njoftuam se Gazeta Shqiptare raportonte që, sipas një sondazhi të prezantuar në Asamblenë Kombëtare të PS-së, rezultonte se PS-ja merr 72 mandate dhe PD-ja 54 mandate (http://www.respublica.al/artikuj/2013/01/27/sondazhi-i-ps-ps...). Sipas këtyre parashikimeve, i bie që 14 mandatet që mbeten (gjithsej janë 140 mandate) t’i marrin partitë e tjera.
Por në listën e publikuar nga GSh-ja figurojnë vetëm 2 mandate të LSI-së, 2 të FRD-së dhe 1 i PR-së. Pra, mbeten 9 mandate të tjera që nuk u ka dalë i zoti…
Një çudi në listën e publikuar nga GSh-ja ishte mandati që FRD-ja merrka në Gjirokastër. Për të marrë një mandat në atë qark duhen rreth 20% e votave dhe kjo ndoshta nuk do të ishte e mundur për FRD-në edhe sikur Bamir Topi të ishte lindur e rritur në Gjirokastër…
Një “befasi” tjetër në listën e sipërpërmendur ishte mungesa e AK-së. Nga tri sondazhe të gazetës DITA, të zhvilluara në periudhën nëntor-janar, AK-ja rezulton të marrë rreth 23 mijë vota në kryeqytet, ose 2 mandate (sondazhe të tjera të publikuara kanë qenë të rangut kombëtar; pra, të pavlefshme për llogaritje mandatesh.) Rezultatet e sondazheve të DITA-s tregojnë se, edhe sikur AK-ja të mos marrë asnjë votë në Kavajë, Kamëz, Paskuqan, Rrogozhinë, etj., etj., të paktën dy mandate i ka në qarkun e Tiranës vetëm nga votat e qytetit të Tiranës.
E.Zaloshnja
Comments
Po ndergjegjja shqiptare? Si

Po ndergjegjja shqiptare? Si nuk mund tu shkoje nder mend se i njejti person klikon disa here psh tek PD. Prandaj as mos u lodhni se eshte 'dem sapuni tek arapi'

Ça lidhje ka me temën kjo që

Ça lidhje ka me temën kjo që thua ti, assault? Se nuk po kuptoj!

Mund te bej vaki qe nje

Mund te bej vaki qe nje person klikon disa here tek PD, apo AK fjala vjen

Z. Zalozhnja, po thoni se

Z. Zalozhnja,

po thoni se Gazeta Shqiptare ka raportuar keq informacionet e marra nga Asambleja e PS-së apo se "sondazhi" i PS-së i ka të dhënat të paqarta, dhe GSH i ka pasqyruar siç ia kanë shënë?

Apo nuk i dihet puna? Si telefon i prishur domethënë.

(DELETED)

(DELETED)

Zaloshnja, e paske humb fare

Zaloshnja, e paske humb fare shqisen e mprehtesise. Lexo mes rreshtave se do i kuptosh te gjitha.

U cudita edhe une ne fillim kur i lexova, por fakti qe mungonte AKZ me ndricoi. Rama ka bere nje loje fjalesh per t'ju konfonduar, here ka folur per rezultate koalicionesh dhe here partish dhe aty ku mandati eshte konkurence midis FRD dhe AKZ nuk ka thene asgje . Fakti qe AKZ nuk del kerkund tregon qe ai 9 mandatshi qe mungon ne apel do ndahet me diferenca te vogla (lexo lufte) midis AKZ, FRD, LSI, PDIU. Ajo thenia qe ne rastin me te mire Berisha ka 60 deputete lexohet qe sikur Berisha ta ruaj koalicionin qe ka sot, del me 60 (PD 54, PR 1, PDIU +LSI 5).

PS 72, FRD + AKZ = 8.

PS i duhet AKZ ne koalicion per te kompesuar vjedhjet qe do te beje Saliu.

Ky u be lajm i vjeter, por me

Ky u be lajm i vjeter, por me besimin qe Zaloshnja e lexon, dhe qe te tregohet me i kujdeshem ne ato qe shkruan neper artikuj (si me thene eshte cdo here ne permiresim por ka akoma shume per tu rritur) po i jap nje kunderfakt.

"Për të marrë një mandat në atë qark duhen rreth 20% e votave dhe kjo nuk do të ishte e mundur për FRD-në edhe sikur Topi të ishte rritur në Gjirokastër…"

Mendo sikur do garohet me 3 koalicione (kjo ka me shume gjasa te ndodhi, pra jemi fare ne normalitet mendimi) dhe rez del i tille:

Koalic PS = 54%, Koalic PD = 30% dhe Koal FRD = 16%, mandatin e fundit e merr koalic i FRD (pra ndahen 3-1-1).

Mqs per momentin po thuhet qe Dule nuk hyn as me PS, as me PD, por ka shume te ngjare te hyje ne koalic me FRD (pra jemi akoma ne normalitet mendimi), mandatin e 5-te te Gjirokastres do e marri partia me e madhe ne koal e FRD, pra FRD duhet te marri me shume vota se PBDNj ne GJR qe te marri mandat, dmth mandatin e peste ne GJR do ta marri nje parti me rreth 6% te votave (FRD ose AKZ ose PBDNj), pse jo FRD.

Te kam korigjuar shume here edhe ne te shkuaren ne llogarite e tua, por nuk ma ke vene veshin. Por tani po behet fjale per dicka serioze, te shpetojme nga fazhizmi dhe te ndalim rrenimin e Shqiperise, prandaj kujdes kur shkruan.

sipas G.Sh. llogarite jane

sipas G.Sh. llogarite jane bere per partite me vete, jo per koalicione...

Eduart, Une e di se ti e ke

Eduart,

Une e di se ti e ke informacionin e vertete te cilin e kam edhe une rreth sondazhit te Veliajt per Tiranen. Por nuk kuptoj pse ben te paditurin dhe perpiqesh t'i vish rrotull problemit se gjoja rrezultati qenkerka i gabuar qe "s'eshte llogaritur asnje mandat per AKZ dhe FRD."

Rrezultatet e sondazhit per Tiranen jane si vijon:

PS 14 mandate, PD 11 mandate, AK 5 mandate, LSI 2 mandate, FRD 1 mandat, PR 1 mandat.

Po ashtu jam i bindur se ti e njeh rrezultatet e sondazhit per qarqet e tjera si: Shkodren, Durresin, Elbasanin, Kukesin dhe Dibren, ne te cilat AK ka rrespektivisht 2, 2, 1, 1, 1 mandate dhe FRD ka rrespektivisht 1, 1, 1, 0, 0 mandate. Ti e di gjithashtu se ne Fier Berat e Vlore AK ka nga 1 mandat dhe ne FRD ka 1 mandat ne Fier dhe nga 1 mandat te diskutueshem me LSI ne Berat e Vlore. Ajo qe s'kuptoj ne analizen tende te sondazhit eshte perse ti ben te paditurin rreth tij.

Po, eshte e vertete. Ne total PD ka vetem 54 mandate dhe LSI ka 3. Por ti e di si edhe une se PS nuk ka 72 mandate. Thuaja publikut sa mandate i rrezultojne Veliajt per PS ne sondazhin e tij ne rang vendi. Tregoji gjithashtu pse po pergatiten Arben Malaj, Sadri Abazi, Paulin Sterkaj, Eltar Deda Erion Braçe, Piro Lutaj, Bashkim Fino, Arta Dade, Kastriot Islami dhe ca deputete te tjere te dalin si kandidate te pavarur.

Enis, une nuk kam informacion

Enis, une nuk kam informacion as te te mbeshtes dhe as te hedh poshte gjithe ato sa shkruan, por ne nje pike jam i sigurt qe je shume gabim. AKZ nuk mund te marri dot 5 mandate ne Tirane (pra te dali rreth 15%) sepse Tirana eshte e ndare ne elektorat besnik deri ne vdekje te lidereve te ndryshem dhe elektorat klietelist (qe e ka shume-shume te madh ne raport me rajonet e tjera). Elektorati nacionalist, apo eksperimental eshte liliput ne Tirane, Kamez apo katunet e Tiranes. Ndoshta AKZ mund te kapi ndonje % te mire andej nga Kavaja por Kavaja eshte shume e vogel ne peshe specifike.

Add new comment