Gjana: PD pret votë “kundër” nga populli

Postuar në 27 Janar, 2013 08:24

Jemin Gjana ndoshta dhe padashje ka nxjerrë në dritë atë që ndodh pas dyerve të mbyllura të PD. Duke folur tek emisioni “Fakt” i gazetarit Peka për mbledhjen e Kryesisë së PD, zhvilluar para një jave, ka treguar se në PD ekziston bindja dhe shqetësimi që në zgjedhjet e 23 Qershorit do të ketë një votë “kundër” PD. Madje, duket se në PD janë tëbindur që opozita përballë nuk ka fuqi t’u “bëjë gjë”, por, do të jetë vota “kundër” e popullit që mund t’i dërgojë në opozitë.

Citohet Gjana: “..nuk përbën ndonjë çështje sekreti që, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë është diskutuar dhe trajtuar gjërë-e-gjatë fakti që pavarësisht se kush është opozita, pavarësisht se cila është dobësia e saj, ne jemi të ndërgjegjshëm që jemi dhe presim votë kundër.”

Gjana e ka mohuar që ata presin dhe të dalin në opozitë, por, kjo bisedë televizive e transkriptuar nga Shqiptarja.com, që e ka vënë dhe kryeartikull faktin që tek “televizoni pranë qeverisë” një eksponent i lartë i PD e pranon faktin që populli do t’u japë votë kundër, lë shumë për të kuptuar për pritshmërisë e partisë në pushtet.

k.c.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Te ikin nga skena politike 22 vjecare se u bene te neveritshem.Demokracia nuk eshte autarki dhe kerkon rotacion poltik.Nuk ka rendesi se cilet aktore te tjere politike do te vine ne skene.Mbase shperndarja me e mire e votave do te sjelle mundesine e koalicioneve dhe bashkeqeverisjes jo te tipit LSI-PD.Xhuveleria eshte tjeter gje nga rotacioni i drejte politik.C'fare beri Ilir Meta eshte mercenarizem,jo politike.Ne fund te fundit eshte peshtirosje te shohesh 22 vjet te njejten fytyre ne TV cdo nate qe jep mend per cdo gje me nje zhargon rrugacerie.

Submitted by Kafshist QëS'kupton (not verified) on

Po kjo  as që diskutohet!

S'ka këmbë njeriu që ka dy pare mend, apo që s'ka interesa ekonomike apo personale, që të votojë për PD.

Nga ana tjetër, nuk mund të qëndrohet duke zgurdulluar sytë, duke pritur që pushteti të vijë vetë, siç kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë drejtuesit e PS.

PS bëri një gabim fatal, në fakt u bë një zgjedhje që dëmtoi PS  vetë dhe më tej të gjithë frymën e shpresës që do të kishte populli nëse Rama do të kishte dhënë dorëheqjen.

Sot, ndryshe nga çdo herë tjetër ka më pak shpresë se kurrë tek ndonjë nga partitë e mëdha. PS as që i afrohet frymës që kishte PD rreth vetes para zgjedhjeve të vitit 2005. Fare absolutisht.

Sytë sot e deri në zgjedhje do të jenë të drejtuar nga FRD e AKZ, dhe nga mënyra se si do të lëvizin në skenën paraelektorale.

Fragmentarizimi i parlamentit të ardhshëm është një përgjegjësi që duhet përmbushur, për të zbehur bipolarizmin e ndërtuar në 2008 nga PS-PD.

Submitted by tjeter anonim (not verified) on

(DELETED)

Submitted by korcar (not verified) on

E hengri Jemini me duket. Nuk ka per te qene ne listen e Saliut per zgjedhjet e ardheshme

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.