Zeman, një i majtë dhe ish komunist, zgjidhet President i Çekisë

Ish kryeministri Milosh Zeman është presidenti i ri i Republikës Çeke, njoftojnë mediat e huaja. Kreu Social Demokratik mundi në votime Ministrin e Jashtëm, konservatorin liberal Karel Shvarzenberg. Siç është raportuar nga mediat lokale, të cilave u referohet Il Corriere, me 94% të votave të numëruara, Zeman mori 55,7% të votave, kundrejt 44.3% të rivalit. Kjo është zgjedhja e parë drejtpërdrejt nga populli e kreut të shtetit. Zeman pason Vaclav Klausin, i njohur për skepticizmin e tij ndaj Europës. Miloš Zeman i lindur më 28 Shtator 1944 ka shërbyer si Kryeministër i Republikës Çeke nga 1998 më 2002, në një triumfim të së majtës, sipas ITV. Yahoo News e quan një duhanpirës të ashpër dhe të sinqertë, që i pëlqen një gotë verë, një ish komunist, një i majtë që e do Evropën. “E vërteta dhe dashuria mundi sot urrejtjen dhe gënjeshtrën në zgjedhjet presidenciale Çeke”, tha Presidenti Vaclav Klaus pas fitores së majtistit Milosh Zeman sot, raporton Ceske Noviny.
ja.se.
Comments
Ja pra si ju del huq
<p>Ja pra si ju del huq propaganda Edviniane se Saliu eshte komunist.</p>
Zgjedhja e Miloš Zeman ne
<p>Zgjedhja e Miloš Zeman ne krye te Rep.Ceke nuk eshte nje sinjal i mire per shqiptaret. Jane fakte te verteta qe eshte nje ish-komunist dhe i majte te themi, por nuk ishin keto karta qe e sollen ne pushtet.Eshte fakt se ai ka 10 vite i larguar nga politika e dites, por njihet per shume skandale ne qeverisjen e pare.Ceket vuajne krizen ekonomike dhe ai me populizmin e tij fitoi nga shtresat e varfra dhe te moshuarit.Rinia e perbuz politiken e tij, pasi eshte arrogant pikesepari. Shume pike i dha gjate fushates, edhe sulmet ndaj Schwarzenbergut, ne lidhje me Dekretet e Benesit, te njohura mbi shpernguljen e sudeteve gjermane.K.Schwarzenberg i kritikoi keto, duke e quajtur kriminale sjelljen e qeverise se atehershme. Zeman sulmoi duke mbjelle frike tek Ceket, sikur gjermanet do kthehen te kerkojne pronat etj..Populizmus dhe demagogji.Sa i perket politikes se jashtme, Zeman njihet si filorus,dhe nje kundershtar i vendosur i kauzes se Shqiptareve.Mbeshtetes i cdo regjimi serb, dhe kundershtar i Kosoves.Kjo ceshtje u hap dhe ne debatin presidencial. Njohja e Rep.Kosoves u be pikerisht nga Karel Schwarzenberg, dhe u mbeshtet nga ai, si pasardhes i frymes humane te Vaclav Havelit dhe nje proamerikan i lindur. Miqesia e tij me Klintonet dhe Albright eshte e njohur. Zeman u mbeshtet ne fushate nga Lukoil.Sa per Vaclav Klausin, ai njihet per kundershtimet ndaj Schwarzenbergut, dhe sigurisht fitoi nacionalizmi dhe karta e saj.V.Klaus eshte po ashtu nje perkrahes i ceshtjes serbe.Pra shqiptaret skane fituar asgje ne kete rast. Me habiti dhe gezimi i Edi Rames per fitoren e te majteve ceke, Zemanit. Rama ose se ka idene e politikes ceke, ose eshte keqinformuar. E majta ceke ne vecanti, eshte proruse, dhe proserbe. Zeman eshte i majte per ceket, ndersa per Shqiptaret eshte nje kundershtar dhe jomiqesor. Me duket e tmerrshme qe z.Rama nuk eshte informuar per kete gje. Presidenti cek, nuk perfaqeson qeverine, dhe zgjedhjet nuk ishin parlamentare.Mos te ngaterrohen keto gjera.Asgje e mire se pret ceshtjen tone ne kete rast.</p>
Urime, urime. E paçin
<p>Urime, urime. E paçin ish-komunistin e kovertuar në fashist. </p>
Add new comment