Ministri Ruli kundër Ansar, dhe një parashikim i gazetarit Baze

Postuar në 26 Janar, 2013 13:48

 

Ka qenë Ministri Genc Ruli që ka dalë dje me një deklaratë për mediat për të treguar që projekti i Ansar u hodh poshtë si i paleverdisshëm dhe aspak në dobi të shtetit shqiptar. Dalja e tij vjen vetëm pak ditë pas një editoriali të Tema-s të titulluar “Fenomeni ‘Argita’, padroni i ri i PD-së”, ku Mero Baze, parashikon (nisur nga deklaratat e Selami Xhepës në lidhje me rastin 'Ansar') se kush do që të ruajë vendin në PD duhet të rendë në ndihmë të skandaleve të asaj që e quan “Zonja 3 milionë”.

“Ky është një rast i artë dhe për të tjerë që nuk i kanë punët mirë në PD, por dhe ata që i kanë mirë. Padroni i ri po shfaqet në horizont. Argita është “heroina e re” e re e PD-së. Mbrojtja e saj është investim politik për karrierë brenda PD-së. Ata që po ngurojnë, gabohen. Nuk ka për t’ua falur, sidomos tani që po sillet dhe si kryetare e PD-së duke bërë deklarata dhe në emër të saj”, shkruan Baze.

z. Ruli, ish Ministër i METE-s, është prononcuar me një deklaratë kundër biznesmenit Ansar, duke thënë se projekti u refuzua se kushtet e Ansar “e bënin këtë propozim të tijin ndër më të paleverdishsmit dhe më të papranueshmit që kanë mbërritur në adresën tonë. Çdo arsye tjetër e servirur këto kohë është thjeshtë spekulim i qëllimshëm dhe dashakeq”.

A thua kjo të jetë një verifikim në praktikë i parashikimit të Bazes?  

k.c.

 

 

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Kam nje pyetje sh te thjeshte. Si ka mundesi qe gjithe keta gazetare qe komentojne, perfshire edhe ate qe ka intervistuar dy here Ansarin nuk na japin qofte edhe nje propozim qe ky zoteria ka nisur ne adrese te shtetit shqiptar qe te shohim kush genjen e kush mashtron ..... se nje njeri qe iken pa paguar ne gjithe boten quhet mashtrues por te pakten ndoshta nuk mashtron per te dyja. T&#39;i lere llogjet dhe te nxjerre propozimin.</p>

Submitted by pilo (not verified) on

<p>akoma me Saliun or lumadh..., ngelet duke i fshire te pegerat nga pas.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.