Fushata, që tani mban era mort

Fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht dhe terminologjia nuk premton asgjë të mirë. Në pamundësi të ofrimit të alternativave konkrete, duket se do të ofrohet vetëm një fjalor akoma më agresiv. Mjafton të shohësh dy deklarata të bëra dje nga Ministri i Brendshëm, Noka, dhe nga shefi i tij, Kryeministri.
Noka në takim me banorë të Hasit:
“…shqiptarët do të hedhin në koshin e plehrave Kryesocialistin Edi Rama, i cili bllokoi shqiptarët dhe di të bëjë politikë vetëm me kufoma”. GSH, madje raporton që ai të ketë përdorur edhe shprehjen naïve që Edi Rama “urren shqiptarët”.
Kryeministri, nga ana tjetër, para demokratëve në Elbasan citohet të ketë thënë se Edi Rama “dogji shqiptarët për karriken e tij, për pushtetin e tij, pushtet të cilin nuk do ta gëzojë kurrë…”
Thënë nga 2 prej njerëzve që do të kenë de facto në dorë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, këto deklarata mbajnë erë shumë të ndotur.
k.c.
Comments
I laguri nuk i trembet shiut
<p>I laguri nuk i trembet shiut !</p><p>Gomari plak sado te mundohet nuk ecen si gomari i ri !</p><p>( Gomar kemi , se kuajt kane ngordhur ne te tatepjeten 'demokratike' )</p>
Po mirë ju o njërz të epokës
<p>Po mirë ju o njërz të epokës së gurit që i keni vënë zjarin Shqipërisë çfarë duhet të bëjnë shqipëtarët</p>
Add new comment