Angjeli del me një botim të vetin: Në ethet e krizës

Anastas Angjeli, që duket se ka rekuperuar ndikimin brenda Partisë Socialiste (ndoshta kjo është arsyeja që ka rihyrë si njëherë e një kohë në gojën e Berishës), po mban të njëjtin protagonizëm edhe në nivelin akademik. Pasi organizoi ca javë më parë një veprimtari të bujshme mbi krizën ekonomiko-financiare në hotelin Sheraton me pjesëmarrjen e një pjese të mirë të elitës politiko-akademike të Tiranës, por edhe të disa profesorëve e scholar-ëve të njohur në lëmin e ekonomisë, ai ka dalë me një libër të tijin mbi të njëjtin argument, dmth mbi krizën në botë, Europë e Shqipëri (Ngjela, që ish ftuar në cilësinë e folësit në përurimin e librit të Angjelit në ambientet e Universitetit Mesdhetar, bëri një ‘objeksion’ në stilin e tij. ‘Nuk ka krizë shqiptare; nuk mund të flitet për krizë kur kalohet nga një nivel varfërie në një nivel tjetër varfërie’, tha ai).
Organizatorët ia kishin besuar recencën dy ekonomistëve, Sulo Hadërit dhe Ilir Kristos. Dhe kuptohej se kishin synuar ta mbanin aktivitetin në një prerje akademike. Politikanët e ftuar aty numëroheshin me gishta (Dokle, Ngjela, Ulqini, Zogaj).
Re.Pu.
Comments
Jo, angjeli nuk ka si
<p>Jo, angjeli nuk ka si rikuperohet brenda Partise Socialiste. Maksimumi rikuperimit eshte brenda Respublikes. Per shkak te reklames qe ju jep.</p>
‘Nuk ka krizë shqiptare; nuk
<p> ‘Nuk ka krizë shqiptare; nuk mund të flitet për krizë kur kalohet nga një nivel varfërie në një nivel tjetër varfërie. HALLALL NGJELA E KA GJET TAMAN FARE.</p>
A mund te na shpegoni pak si
<p>A mund te na shpegoni pak si "rikuperohet ndikimi" brenda partive politike ne Shqiperi?</p>
Add new comment