Aftësia për të na treguar pasojat e asaj që bëjmë...

Aktori iraniano-amerikani Navid Negahban është një nga yjet e një seriali jashtëzakonisht të popullarizuar televiziv amerikan, “Homeland”, tema e të cilit, sillet rreth komploteve të agjentëve të CIA-s, një ish-të burgosuri të luftës, dhe kërcënimeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Në dhjetor, “Homeland” përfundoi sezonin e tij të dytë në kanalin Showtime dhe në fillim të këtij muaji ua shtoi edhe tri çmime Emmy, atyre paraprake të fituara vitin e kaluar. Presidenti Barack Obama është në mesin e tifozëve të tij më të mëdhenj.
Për dy sezona, Negahban ka luajtur karakterin hakmarrës të Abu Nazirit, një organizator islamik terrorist, që kërkon hakmarrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të një sulmi me aeroplanët pa pilotë, në të cilin u vra një nga djemtë e tij të rinj.
Në një intervistë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Negahban tregon se si e fitoi rolin në serialin e popullarizuar.
“Mendoj se një nga gjërat që e bëri këtë shfaqje të ketë sukses të tillë është aftësia për të na treguar pasojat e asaj që bëjmë. Ne bëjmë gjëra, por zakonisht nuk kemi aftësinë për t’i parë ato nga afër. Andaj, unë mendoj se seriali i bëri njerëzit, që të mendojnë për atë se çfarë kanë bërë. Unë kam qenë në Izrael duke xhiruar, dhe derisa po pinim çaj, një person m’u afrua dhe më pyeti, nëse jam duke e luajtur Abu Nazirin. Kur i pohova, më falënderoi duke shtuar se ‘është mirënjohës, sepse për herë të parë, e sheh edhe anën tjetër.’ Kjo ishte dhurata më e mirë për mua”, shprehet ai.
Më shumë:
http://www.evropaelire.org/content/terroristi-ne-hollywood/2...
Comments
Vetem nje qartesim per t'i
<p>Vetem nje qartesim per t'i kuptuar gjerat pak me drejt<strong>: Navid Negahban</strong> eshte çifut iranian.</p>
Vertet serial i bukur. Une i
<p>Vertet serial i bukur. Une i kam pare te dy sezonet brenda 3 diteve dhe do ta shihja per here te dyte po te kisha kohe. Personazhet bejne zgjedhje te forta, pasojat e te cilave e mbajne pezull subjektin dhe lojen deri ne minuten e fundit. Me shume Homeland dhe me pak Ezel do i bente mire dhe publikut shqiptar. </p>
Add new comment