Zemërimi i Clinton

Postuar në 25 Janar, 2013 08:34

E fajësuan për keqmenaxhim në ngjarjen e vrasjes së amerikanëve në Bengazi të Libisë. Disa bile thanë se ajo fabrikoi një sëmundje për t’iu shmangur dëshmisë për sulmin në Bengazi, - shkruan në fillim të një artikulli, e përditshmja amerikane Washington Post.
Këtë të mërkurë Hillary Rodham Clinton, sekretarja e shtetit në largim, iu përgjigj kritikave para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit. E veshur me xhaketë jeshile, pantallona të zezë dhe syze të trasha, ajo i çarmatosi kritikët e saj, me një moment përlotje në hapje të dëshmisë. Ajo i parandaloi kritikat e mëtejshme duke e pranuar përgjegjësinë për gabimin - shkruan WP.
Por zemërimi i saj kulmoi kur senatori i ri Ron Johnson, republikan nga Viskonsini, kërkoi ta dijë përse ajo dhe ndihmësit e saj nuk i thirrën menjëherë ata që ishin evakuuar nga Bengazi, për të kuptuar pse protesta ishte shndërruar në sulm.
Clinton u përgjigj se ajo nuk kishte dashur të përzihet në hetimet e agjencisë FBI. Johnson iu drejtua me përbuzje. Kjo solli iritimin e Klinton. Ajo u përgjigj duke tundur gishtin e saj tregues dhe duke e goditur tavolinën me grusht. E përditshmja Washington Post shkruan se Johnson nuk foli më dhe u mjaftua me një: “Në rregull, ju falënderojmë zonja Sekretare”.
Një hulumtim i opinionit i Washington Postit dhe ABC Neës, tregon se 67% të amerikanëve janë në favor të vazhdimit të karrierës për Hillari Klintonin. Shifra është është afërsisht dy herë më e lartë se sa popullariteti që kanë kongresistët republikanë. A.N.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Pasi permbysen shtetin ne Libi, thane qe aty ka hyre Al Kaida. A nuk thonte kete dhe Kadafi ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.