Punonjës të Ministrisë së Brendshme kanë shkëputur gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe janë regjistruar në... Topojan e Shishtavec

Postuar në 24 Janar, 2013 11:56

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në një intervistë për televizionin Top Channel ka shpjeguar pse përfaqesuesit e opozitës në KQZ kanë riprozuar ndarjen e mandateve, sipas projektit të mëhershëm të KQZ (ku Kukësit i mbetet mandati i katërt). Shtypi i sotë fliste për "tërheqje të përfaqësuesve të opozitës" por Biba thotë se nuk ka asnje terheqje, por vetëm tani anëtarëve të KQZ iu eshte vene ne dispozicion (nga dy audituesit pranë Gjendjes Civile) sqarimi për lëvizjet fiktive të popullsisë në Kukes, rritja e se ciles i dha ketij qarku te drejten te mbaje deputetin e katert.
Citohet Biba: "Del qartësisht që lëvizja ka qenë e manipuluar drejt Kukësit. Qytetarë të Tiranë, kryesisht punonjës të Ministrisë së Brendshme, janë të detyruar të shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe të regjistrohen në Topojan apo Shishtavec, në mënyrë të palogjikshme, por ligjore. Formalisht këta njerëz janë regjistruar dhe kanë një certifikatë nga komuna Topojan apo Shishtavec, moralisht kjo është një lëvizje e dënueshme. Këtu mund të ketë nevojë për hetim më të thelluar, por jo nga KQZ-ja".
Dje, Komisioni i Ligjeve miratoi aktin sipas te cilit i propozon Kuvendit te lere ne fuqi ndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Biba ve ne dukje gjatë intervistës edhe pasojen e rrezikshme qe do te vije sipas tij, nese nuk behet një rindarje e re e mandateve por ngelet kjo e 2009-s. "Në rast se do të ndodhë ashtu, atëherë nesër, pasnesër në përfundim të zgjedhjeve, cilido që të jetë fituesi i tyre, do të mjaftonte çdolloj subjekti që të shkonte në Gjykatën Kushtetuese dhe me një garanci shumë të lartë, Gjykata Kushtetuese do të shpallte të pavlefshme zgjedhjet dhe do të detyronte ripërsëritjen e tyre" A.N.

Comments

Submitted by ali (not verified) on

Cila Gj. Kushtetuese? Kjo e sotmja?

Po jo o Denar; paske humbur sensin e realitetit!

Submitted by Agon (not verified) on

Ali, e ka fjalen per PD-ne.

Ne rast se fiton e majta, atehere nuk e pengon asgje pinokun e te kerkoje riperseritjen e zgjedhjeve

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne kete rast PS duhet te ndermare nje hetim, se si jane transferuar te dhenat e gjendjes civile per shtetasit qe e kane kryer kete veprim gjate vitit te fundit. Ne ligjin "Per Gjendjen Civile" thuhet qarte se shtetasi qe do te transferoje gjendjen civile nga nje qender e banuar ne nje tjeter duhet te kete ne vendin e ri te rezidences nje shtepi e cila duhet te jete e hipotekuar. Ose te kete nje kontrate qeraje me pronarin e nje shtepie te hipotekuar. Ata punonjes te MB, mund te kene shtepi ne ato zona, por perseri nuk mund te behen banore te tyre nese shtepite e tyre nuk jane te hipotekuara ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive ne Kukes. Ne se ne zyrate gjendjes civile se bashku me dokumentat e tjera nuk ndodhen fotokopjet e noterizuara te banesave ku banojne keta banore te ardhur rishtaz, atehere pasaportizimi i tyra ne keto zone eshte bere ne kundershtim m,e ligjin dhe shkelesit duhet te mbajne pergjegjesi ligjore pervec pergjegjesive te tjera qe rrjedhin nga pasojat qe ato sjellin dhe per te cilat jane bere...

Por a do ta bej PS nje hetim te tille. Si zakonisht jo, pasi deputetet e PS jane analpambuker qe bejne gam gam dhe nuk ndermarrin veprime konkrete per verifikimin e dyshimeve...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.