"E kanë konstatuar specialistët" dhe "do vendosin specialistët"

Postuar në 23 Janar, 2013 06:33

E perditshmja MAPO citon Drejtorin e Muzeut Historik, Luan Malltezi të flasë për "një dëmtim të konstatuar mëngjesin e së hënës në Mozaikun e Muzeut që dominon qendrën e Tiranës dhe sipas Malltezit "ka ardhur momenti që specialistët të ulen e të diskutojnë për fatin e tij".

Citohet Malltezi në këtë gazetë: “Mozaiku ka vite që është në gjendje të keqe. Janë konstatuar problemet dhe dihet që dëmtimi është tërësor, çka e kanë deklaruar edhe specialistët që e kanë parë nga afër. Në këto rrethana duhet të mblidhen specialistët për të diskutuar nëse duhet të riparojmë mozaikun, i cili nuk garanton jetëgjatësinë, e të shpenzojmë fonde për një mozaik të kësaj natyre, apo duhet të mendojmë të bëjmë diçka më përfaqësuese në Muzeun Kombëtar, me frymën e kohës”.

Pra "e kanë konstatuar specialistët" dhe "do vendosin specialistët". Vecse duket krejt ngjashëm me marifetet e zakonshme të lënies drejt degradimit me dashje (si Piramida psh). Dhe në fakt, Malltezi thjesht është rikthyer (nga një 'rrugicë' tjetër) tek teza që paraardhësi i tij, Beqir Meta deklaroi në 2008, kur ndezi një debat të gjerë publik mbi idenë e zhvendosjes së mozaikut nga fasada e Muzeut Historik si 'dëshmi e komunizmit'. Ca kohë Mozaiku u "mbështoll" madje me një beze ku qe shkruar një nderim për Nënë Terezën, po ku fotoja dhe emri i bamirëses dilte në sfond prej një "Sali Berishe" të shkruar me gërma kapitale avdallësh militues.  (a.thano)

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mirë e ka ky Malltezi ta heqim dhe në vënd të mozaikut të vendosësh të madhin Salushka bravo zoti Malltezi në qoftëse mund të të quajmë kështu&nbsp;</p>

Submitted by Gjergj (not verified) on

<p>Ha, ha, ha! Ky eshte humor i papare me shqipot. Bumci deklaron se nuk i mbron dot monumentet, Bacja deklaron se shume monumente jane pa vlere dhe duhen hequr nga lista, kurse ky deklaron se pavaresisht restaurimeve mozaiku do prishet, keshtu qe nuk ja vlen te merresh me te... Ky eshte humori i 2013-es.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.