Blushi: LSI-ja s’ka pse të qëndrojë në varkën e qeverisë që po mbytet

Postuar në 23 Janar, 2013 04:33

Anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin “A1-Report”, tha se nuk e përjashton një bashkëpunim elektoral me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas tij, LSI duhet të kuptojë pozicionin në të cilin ndodhet qeveria.

 “LSI-në nuk e përjashtoj nga koalicioni. Nuk kam asnjë sinjal, por vetëm një arsyetim që më thotë se është një parti që është pjekur për të kuptuar se varka e qeverisë është duke u mbytur”, tha Blushi. I pyetur për mundësinë e një poli të tretë në zgjedhje, Blushi tha se ai nuk do të jetë kundër interesave të opozitës. Nuk e shoh ende polin e qendrës, sepse nuk ka deklarata publike që ta parashikojnë këtë. Unë nuk them se poli i tretë do të ishte i panevojshëm apo kundër interesave tona. Por nuk ka ende gjasa për të krijuar një pol të tretë me zotin Meta dhe Topi, siç thoni ju. Çdo parti që nuk hyn në koalicion me PD, do të kishte mundësi për të pasur mirëkuptim para dhe paselektoral me koalicionin opozitar. Ne shkojmë për të fituar zgjedhjet me mbi 71 vota dhe nuk bëjmë llogari për të humbur”, tha Blushi.

Sipas Blushit, “sot, ndryshe nga 2009-a, opozita ka një projekt, Rilindjen Kombëtare, dhe do të ketë një koalicion të mjaftueshëm. Këto dy gjëra PS-së i munguan në zgjedhjet e shkuara”, ndërsa shtoi se “shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist e dinë se ku do të jenë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe po punojnë në zonat e tyre”.

I pyetur për apelin që një grup intelektualësh i bëjnë Partisë Socialiste për votimin e tri ligjeve në Kuvend, Blushi tha se ata janë të imponuar.

“Intelektualët që kanë firmosur peticionin për fatin e tyre të keq nuk do të ndikojnë aspak në rezultatin zgjedhor. Një grup intelektualësh mund të bënte një kërkesë të tillë, por teksti që ata kanë firmosur është një fletërrufe, dhe jo thirrje për mirëkuptim apo për të gjeneruar më shumë paqe në Shqipëri. Nisur nga kjo, them se ata janë detyruar ta firmosin pa e lexuar tekstin”, tha anëtari i Kryesisë socialiste.

Duke folur për rezolutën çame, e cila është tashmë në Parlament, Blushi tha se ajo nuk duhet të përdoret nga PDIU si element për të zgjedhur bashkëpunimin zgjedhor mes PS-së apo PDsë. “Është ende herët për të folur për qëndrimin e PS për rezolutën çame. Në parim jam pro çdo rezolute që nuk cenon marrëdhëniet me fqinjët. Kjo nuk duhet t’i rreshtonte palët. Nëse kjo rezolutë nuk ka për qëllimin rreshtimin e aleancave elektorale, duke vënë në pozitë palët, pra PD dhe PS, do të ishte shumë më e thjeshtë për ta konsumuar në Parlament. Pra, për të gjetur një argument dhe për të provuar dy palët se cili e voton rezolutën, do të jetë ai me të cilën do të bashkëpunojë PDIU”, tha Blushi.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Bravo ... Dje puthnit vajzen e Ziverit qe u vra per korrupsionin e Ilirit dhe sot e ftoni ne koalicion ... cfare mund t&#39;i ofroni ju ketij vendi kur e perlyeni veten ende pa pasur asgje !</p>

Submitted by LORA (not verified) on

<p>Ta quash blushin kurve,,,,,,eshte shume shume pak.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Si mund të mendojmë se duam të ndërtojmë një shtet të së drejtës kur kërkojmë të bashkëpunojë për ndërtimin e këtijë shteti një të koruptuar një HJDUTË</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.