Një nga mitet e 21 janarit, sipas Nazarkos dhe deklarimi emblematik i Sarkozisë

Postuar në 22 Janar, 2013 15:18

Mentor Nazarko në të përditshmen PANORAMA analizon sot ato që i quan “mite rreth 21 janarit”. Merret fillimisht me “mitin e parë” atë që “Opozita i dërgoi me vetëdije protestuesit drejt vdekjes”.

Shkruan Nazarko: “Sa më shumë të tentohet të gjendet faji te opozita si nxitëse e një proteste të dhunshme duke e konsideruar si të paprecedent sjelljen e saj në rrafsh europian, aq më shumë indirekt fajësohet qeveria. D.m.th., edhe duke pranuar se në asnjë vend të NATO-s opozita nuk organizon protesta të dhunshme, është po aq e vërtetë se as në këto vende nuk ka ndodhur që të vriten protestues, me përjashtime shumë, shumë të veçanta, dhe përgjithësisht në kushte vetëmbrojtjeje, ta zëmë në vitet e para të pasluftës. Emblematik ishte deklarimi i ish-presidentit Sarkozi, i pyetur rreth vrasjeve në protestën e 21 janarit, i cili, duke mos përmendur shtetësinë e ndonjë protestuesi, tha se “jetët e protestuesve vlejnë njëlloj, kudo në Europë dhe në botë”. Absurdi i këtij miti shkon shumë larg nëse e ndjekim deri në fund zinxhirin shkakësor. Duke e marrë për të mirëqenë frymëzimin cinik të opozitës, sipas të cilit ajo i dërgoi protestuesit për t’u vrarë, kjo nuk shfajëson ata që kanë bërë krimet, me urdhër apo pa urdhër, por me përgjegjësi penale, sigurisht. Pse Garda, me urdhër apo pa urdhër nga lart, duhet t’ia plotësonte dëshirën opozitës? A.N.

 

 

Nazarko i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/01/22/disa-mite-rreth-21-jan...

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Njerezit jane vrare duke ndejtur me duar ne xhepa. Keto nuk jane mashtrime por fakte te filmuara. Haku do te merret sado qe Sali Berisha perpiqet qe te fshihet pas 300 gardisteve. Qofsh me fat o Berishe e iksh nga kjo bote pa pare sesi pasardhesit e tu do te vuajne pasojat e gjakmarrjes ku i ke futur ti.Mund te vrasesh njerez por nuk ke cti besh asgje kohes. Koha do jete e pameshirshme ndaj teje dhe familjes tende.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.