Rezoluta për çështjen çame, çfarë kërkohet

Rezoluta për çështjen çame e propozuar nga PDIU është programuar sot për t'u shqyrtuar nga komisionet parlamentare. Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Jashtëm u shprehën dakord për ta futur në kalendarin e punimeve duke caktuar edhe relatorët (deputetët Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi). Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh i bindur se kjo rezolutë "do të mbështetet nga të gjithë forcat parlamentare sepse kërkon riaktivizimin e traktatit të miqësisë dhe heqjen shprehimisht të ligjit të luftës:.
Tha Idrizi: “Ne kërkojmë që në preambulën e traktatit të miqësisë dhe Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe protokollit të saj të firmosur nga dy shtetet, të trajtohet e drejta e shqiptarëve të Çamërisë, të rikthehen në vendin e tyre, t'u kthehen të gjitha të drejtat civile dhe pronësore. Një pikë shumë e rëndësishme e projekrezolutës, e panegociueshme, është heqja e ligjit të luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, heqja e të cilit, do të ndihmonte që të dy vendet të ishin vërtetë vende të fqinjësisë së mirë".
Në rezolutë kërkohen edhe lapidarë dhe varreza në përkujtim të viktimave çame nga genocidi grek, pasqyrimi në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet i historisë së kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore. Re.Pu
Comments
Pa PDIU ka Shqiperi. :)
<p>Pa PDIU ka Shqiperi. :)</p>
Add new comment