21 janari: gazetari i plagosur Fatos Mahmutaj kujton fjalinë e Bashës 1 ditë para vrasjeve.

Postuar në 20 Janar, 2013 14:08

Gazeta Dita ka botuar sot një intervistë me gazetarin e plagosur më 21 Janar, Fatos Mahmutajn. Në një bisedë me Erion Habilajn, ai rikujton disa elementë që nuk duhen harruar kurrë, edhe nesër, kur të bëhet marshimi i heshtur në Bulevard.

“21 janari” do të përfundojë me dënime qesharake, ndërsa padyshim që kuzhinierët e kësaj çorbe të qelbur do të shpërblehen me kocka që Berisha ka zakon t’i hedhë për njerëzit e tij, si gjithmonë” thotë Mahmutaj.

Fatosi rikujton një fjalë të thënë nga Lulëzim Basha 1 ditë para 21 janarit, kur gazetarët ishin mbledhur në një konferencë për shtyp me rastin e kapjes së një personi në Laç mbi të cilin “ishin stisur akuza të tmerrshme. (Mendoj se ky njeri tani ndodhet jashtë burgut, i liruar nga gjykata, pasi pati fatin e keq të arrestohej vetëm për të organizuar konferencën e shtypit-show të Ministrit Basha)”. Mahmutaj kujton se pas konferencës Bashës iu drejtua vetëm një pyetje, sesi do të funksiononin ditën e nesërme institucionet e rëndësishme shtetërore që drejtoheshin nga Basha, atëherë Ministër i Brendshëm. “Përgjigjia e Ministrit, natyrisht shoqëruar me buzëqeshjene tij prej servili-klloun, ishte: Do t’u përgjigjemi me çdo mjet dhunës dhe akteve jonormale gjatë protestës!” kujton Mahmutaj.

Akte jo-normale gjatë protestës? Në ç’manual gjenden vallë?

Ai gjendet në Belgjikë, ndërsa familja e ngujuar në fshatin e origjinës, për t’u ruajtur nga çdo pasojë. “Në Shqipëri do të kthehem menjëherë ditën kur Berisha dhe klanet e tij të mos jenë në pushtet”përfundon gazetari që u plagos kur Garda e Republikës reagoi me armë kundër “akteve jo normale” më 21 janar.

k.c.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ata qe kane sulmuar kryeministrine me arme e me te gjitha mjetet "rrethanore", per shkak se "njeriu me bllok" kishte irrituar popullin opozitar, papandehur shkojne naten neper ferra dhe me ndermjetesine e nje  trafikanti, i kerkojne bashkepunim Ilir Metes, bash "ne vilen e korrupsionit",  ne Lalëz. Dhe me interesantja ketu eshte se i kerkojne te behet kryeminister!!! Ku eshte ketu morali i kesaj pseudoopozite?! Nuk kuptoj,nese  ka dalur kjo opozitë te na prezantoje nje alternative te re, apo po kerkon qe nje hajdut " me i keq " te zevendesohet me nje hajdut "me te mire"?! Zoteria i opozites, me keto marifete ftoi "popullin e indinjuar" per te sulmuar Berishen se mbakëka ne qeveri "njeriun me bllok", e i kerkon qe ta largoje nga qeveria, sepse duan ta bejne "provizorisht" kryeminister.....!!

Zoti Rama e di shume mire se çfare te pret nese shkel  mje vije  te kuqe ne trotuar prane Shtepise se Bardhe, e jo ma te marresh guximin te sulmosh e te nxisesh "populli n e indinjuar";  "me orientime nga lart e propozime nga poshjte".

Ne gjithe ate tragjikomedi te asaj dite, zoti Rama me kujtonte ate frikacakun te filmi dueli i heshtur qe thoshte : "ec perpara se ta tregon Islami". Per vehte nuk ja mbantete shkonte tek zjarri qe kishte ndezur per te bere Ilir Meten kryeminister...

yazik

Submitted by LLeshi-Preshi (not verified) on

O Llesho, ti gjithe ket e ben per te shkurajuar votuesit e PS dhe per ti bere ata te mos votojne ne 23 Qershor. Po une po ta them qe do kthehem nga jashte jo vetem une, po me dhjetera mijera shqiptare te tjere dhe do e ndeshkojme me vote kryeministrin qe te paguan ty.

Submitted by Anonim (not verified) on

Or Llesh! Nuk behet tifozllek sporti me kater te vrare. qe te jesh me berishen, edhe sot pas tete vjetesh, kur berishes i kane rene poturet dhe i ka xhepat plot me leket e vjedhura te vajzes, kjo edhe falet. do jesh ne buke te tij dhe ske faj qe shkruan ashtu. por mbaje pak doren se jane vrare njerez te pafajshem me duar ne xhepa, e jo bandite me cadra-kallashnikov, apo me pistoleta-stilolaps. a kupton or lum bathorja perse eshte fjala?!

Submitted by Anonim (not verified) on

lesh koment.Drejtesia do te behet se nuk ben.Nuk keni per te vdekur ne pushtet.Bile ata te vegjelit qe zbatuan urdherat e paligjshme duhet te denohen me shume.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Une, or ti lum  miku, nuk jam ne pushtet e as qe dua te ju shoh bojen as ketyre e as atyre sepse nje LESH jane ty  dy palët; hajdut e autokratë!

By the way

Submitted by dori (not verified) on

Per mendimin time te dyja palet kane shperdoruar pushtetin, me aq sa kane mundur. Kane patur rastin dhe kohen e mjaftueshme ne dispozicion dhe vullnetin per ta bërë.

Zoti Berisha duhet te iki, se per ndryshe do na "vdes ne maje te kalit", siç ka thene Namik Hoti :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.