Ka vetëm një arsye për mosfunksionimin e KQZ: Presioni politikës

Postuar në 20 Janar, 2013 03:12

Në një intervistë për Java-n, ish kreu i KQZ, Kristaq Kume, lidhur me shpërndarjen e mandateve në KQZ, shprehet se “Kuvendi jo vetëm që ka të drejtën, por ka edhe detyrimin për të vendosur për numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e 23 majit 2013”. Por, ai beson se çështjet për të cilat kërkohet vendim-marrje e cilësuar, KQZ-ja duhet t’i zgjidhë vetë. “Në të kundërtën ai do të shndrrohet në një institucion, i cili nuk arrin të plotësojë detyrimet që i ngarkon ligji, në një institucion që nuk arrin të ushtrojë kompetencat e tij.” Problem ky, që nuk është i vogël. Z. Kume tentoi sërish të ishte në krye të KQZ-së, kur u fol për kandidaturat e mundshme. Por, ashtu siç mund të merret me mend, nuk fitoi se ky institucion në dy mandatet e fundit është kthyer tërësisht në një institucion të kontrolluar nga politika. I pyetur nga gazetari Ben Andoni, këtë e thotë dhe ai, hapur. Po të lexosh intervistën e Kumes që shpjegon funksionimin e institucionit, kupton se teknikisht janë të tërë mekanizmat për t’u shpëtuar ngërçeve që ka krijuar ky institucion në zgjedhjet e fundit. Por çështja është presioni i politikës. “Nëse partitë politike në sjelljen e tyre gjatë këtij procesi zgjedhor do të arrijnë ta konsiderojnë interesin e publikut si prioritar, atëherë dhe presioni i tyre mbi anëtarët e KQZ-së do të zvogëlohej ndjeshëm. Çfarë ka ndodhur deri sot në këtë proces të nisur, është larg kësaj kërkese...”

k.c.

Comments

Submitted by Mondi (not verified) on

Akoma nuk e kane kuptuar keta qe perfaqesojne vetem veten.

Me gjuhe te drunjte e pergjithsuese flet nje funksionar publik i nje vendi mik por jo keta qe tentojne te luajne rolin e shoqerise civile(insturmentat e rezistences shoqerore)

Per cilat parti e ka fjalen ky muti?

Pse i futin ne nje thes?

Kush po e ben presionin ne KQZ? Rama? Topi? Spahiu?Gjinushi?Milo? apo une?

E ben Sali berisha.

Te dhjefsha surratinm burre qen.

Ky ka qene kryetari i KQZ per zgjedhjet e 96'.

Skemi cpresim nga keta te rrjedhur

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.