Liria e ngecur në 'Treguesin 3'

Raporti i FH për vitin 2013 e klasifikoi Shqipërinë si një vend me gjysmë liri. "Një minotaur që nuk mund të mos na bëjë të turpërohemi dhe alarmohemi kur fqinjët tanë si Serbia apo Mali i Zi, klasifikohen si vende të lira. Përvoja e 20 viteve na bën të parathemi se me Berishën në pushtet, Shqipëria do të degradojë shumë shpejt nga një vend me liri të përgjysmuara, në një vend pa liri - shkruan sot në editorialin e tij në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani.
Stefani bën më pas një krahasim të nivelit të lirisë në Shqipëri sipas Freedom House dhe i rezulton se vetëm në vitin 2007, dy vjet pas ardhjes së PD dhe Berishës në pushtet, Freedom House regjistron një tendencë ngjitjeje si rrjedhojë e rritjes së përpjekjeve për të luftuar korrupsionin.
Shkruan Stefani: "Kjo tendencë pozitive ishte rrjedhojë e mashtrimit propagandistik që Berisha bëri në vitet e para të pushtetit të tij të dytë, duke krijuar perceptimin se ai po luftonte korrupsionin. Shumë ndërkombëtarë, për një shkak ose një tjetër, ishin të prirur ta besonin një gjë të tillë pavarësisht logjikës së thjeshtë që këmbëngul se një autokrat që kërkon pushtet absolut, që nuk lejon krijimin e një gjyqësori të pavarur, nuk mund të jetë një aleat për luftën kundër korrupsionit. Gjithsesi treguesi i lirisë nuk shënoi ndonjë përparim si në vitin 2007 ashtu edhe në vitet që erdhën më pas. Mbeti po 3. Habia është si nuk u përkeqësua pas vrasjes së protestuesve apo grabitjes së zgjedhjeve në Tiranë. Dhe liria ka ngecur në treguesin 3 edhe sot e kësaj dite..." (A.N.)
Stefani i plotë:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=249853
Comments
Ne fakt vjet ka qene 3.5
<p> </p><p>Ne fakt vjet ka qene 3.5 ndersa kete vit 3 (permiresuar me 0.5) por une mendoj se ky studim nuk eshte realist sepse nuk mund te thuhet se Mali i Zi qe nuk ben rotacion politik prej 20 vjetesh dhe Serbia ku qeverisin forca pro rusise se putinit na qenkan me demokratike se Shqiperia. </p>
SHeeeeet po flet kapter
<p>SHeeeeet po flet kapter Ramiu, me falni kapter stefani.</p>
Add new comment