Kalendar Kuvendor: 1 - Çështja çame, jashtë 2 – Mandatet do t'i ndajë Kuvendi

1 - Rezoluta çame e dorëzuar në Kuvend nga PDIU që vitin e kaluar nuk është në kalendarin e punimeve apo në programin tre javor të legjislativit. Kështu, e mbledhur sot paradite Konferenca e Kryetarëve përcaktoi të hënën si ditën në të cilën do të zhvillohet seanca e parë parlamentare për vitin 2013, si dhe miratoi axhendën e punës së legjislativit përgjatë tre javëve. Por ajo që u vu re ishte sërish mospërfshirja e rezolutës çame. Aktualisht kjo rezulotë i është kaluar Komisionit për Politikë të Jashtme me qëllim që të japë ai vlerësimin, e më pas të ndiqen hapat e mëtejshme. Të hënën, seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, ka në rendin e ditës 3 ligjet e bllokuara: Ligji për Nëpunësin Civil, ai për Gjykatën e Lartë dhe Rregullorja e Palamentit.
2 - Shpërndarja e mandateve të deputetëve do të jetë në dorë të Legjislativit. Konferenca e kryetarëve ka vendosur që kjo çështje të përfshihet në kalendarin e punimeve tre javore të Kuvendit, duke rënë dakort që kjo çështje të marrë zgjidhje në dyert e Kuvendit. Tashmë do të jetë detyra e 140 deputeteve që me shumicë të thjeshtë votash të përcaktojnë skemën e shpërndarjes së mandateve nëpër 12 qarqe, nëse do të përdoret ajo e 2009-s, apo një e re bazuar në ndryshimet demografike. A.N.
Comments
Ceshtja çame, gam gam
<p> Ceshtja çame, <strong>gam gam style</strong>.</p>
Add new comment