Shënim: Dy krahasime që Berisha nuk i ka bërë…

Shitjet me pakicë janë objektivi final i një ekonomie tregu – bizneset nuk i prodhojnë (ose importojnë) produktet e tyre thjesht për t’i mbajtur në magazina; ata synojnë t’ua shesin konsumatorëve në rrjetin e tregëtisë me pakicë.
Sipas INSTAT-it, në qershor 2009, indeksi i vëllimit të tregëtisë me pakicë arriti nivelin 192.9%, kundrejt vitit bazë (2005=100%). Pra, i bie që vëllimi i tregëtisë me pakicë pothuaj të jetë dyfishuar gjatë 4 vjetëve të para të qeverisjes së Berishës. Por ai nuk e bëri këtë krahasim në fushatën e atëhershme zgjedhore, kur, në fakt, duhej ta bënte, sepse ishte treguesi më domethënës e i prekshëm i rritjes ekonomike…
Le të vijmë në qershorin e 2012-ës. Berisha përsëri nuk foli për indeksin e vëllimit të tregëtisë me pakicë, por kësaj rradhe, me arsye… Vëllimi i tregëtisë me pakicë, sipas INSTAT-it (i cili ka kaluar tani nën kontroll të drejtpërdrejtë të Kryeministrit), u ul plot 12.2% krahasimisht me 3 vjet me pare – indeksi arriti në nivelin 169.3, nga 192.9 që kishte qenë në të njëjtin muaj të vitit 2009. Dhe në vend që të flasë për këtë rënie të ndjeshme të konsumit gjatë mandatit të tij të dytë qeverisës, Berisha flet për Shqipërinë si vend i katërt në botë për përkthim të rritjes ekonomike në mirqënie për shtetasit…
E.Zaloshnja
Faqja me të dhënat e INSTAT-it: http://www.instat.gov.al/media/178653/tregtia_me_pakice_trem...
Comments
Vellimi i shitjeve me pakice

Vellimi i shitjeve me pakice (ose cdo lloj shitjesh) matet cmim x sasi .... cmimet e shume gjerave jane dyfishuar e trefishuar qe ne 2005 (nafta, gazi, elektriciteti kryesoret etj) i bie qe tani sasia e shitjeve (vellim/cmim) jane ulur ne krahasim me 2005 ...

p.sh ne 2012 --> 1.87 litra gas x 90 leke litri= 169 leke (vellimi)

ne 2005 ----> 2.85 litra gas x 35 leke litri0 100 leke (vellimi)

pra ne 2005 vellimi ishte me i vogel (100%) krahasuar me 2012 (169%) por bleme 1 liter me pak gaz ...

indeksi i vellimit te
indeksi i vellimit te shitjeve me pakice llogaritet duke i mbajtur cmimet konstante, pra zhvishet ndikimi i rritjes se cmimeve nga viti 2005
Add new comment