Vehbiu kundër Xhufit: Replikoi për “Skënderbeun grek” si nga një kafene e keqe e periferisë

Postuar në 11 Janar, 2013 09:17

Në të përditshmen “Gazeta Shqiptare” historiani i njohur Pëllumb Xhufi i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të partisë “Agimi i Artë”, sipas të cilave Skënderbeu ka qenë grek. Xhufi vëren se “historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX”; për të shtuar pastaj se  “fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë.”

Ardian Vehbiu në blogun e vet Peizazhe të Fjalës komenton këto deklarime të Xhufit: “Këto fjalë të historianit Gazeta Shqiptare i ka interpretuar me mjetet e veta, duke e titulluar shkrimin: “Pëllumb Xhufi: Skënderbeu grek? Ata s’kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë.” Mos e humbisni bukurinë e kësaj “ne”-je, të hedhur ashtu si rastësisht; ose si shprehje të një epërsie të shpenguar ndaj fqinjit; por për këtë mufkë fajin nuk e ka vetëm redaktori i faqes. Vetë fjalët e historianit kutërbojnë kafene të keqe të periferisë, ku çështjet e historisë diskutohen si të ishin punë ndeshjesh futbolli të ligës semi-profesioniste, ose të pikësuara nga vetorët “ne… ju… ne… ju…” etj. Natyrisht Xhufi këtu nuk flet si historian, pavarësisht prezantimit që ia bën gazeta; por si një tifoz çfarëdo, që përpiqet të poshtërojë kundërshtarin në debat, para një birre me temperaturën e dhomës... Nuk më tingëllon mirë as edhe që arbërorë si Marko Boçari, Miauli, Kollokotroni, Bubulina e plot të tjerë Xhufi i quan si pa të keq “shqiptarë”; aq më tepër që ata nuk do ta kishin quajtur veten ashtu; dhe doemos as e kishin shkuar nëpër mend se po merrnin pjesë në revolucionin grek si “shqiptarë”. Ata ishin arbërorë, që u ngritën për të shporrur sundimin osman nga trojet e tyre – sikurse edhe e arritën, duke luftuar përkrah vëllezërve të tyre të një feje, por të një kombi tjetër. A.N.

Xhufi i plotë:

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=126536

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/10/vezet-e-qyqes/

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

I tmerrshem ky njeri!  I tjerr e i tjerr fjalet si te ishin fije merimange dhe pastaj ti leshon si nje top te pergerash ne turi, vetem e vetem sepse mendon se eshte mendimtar   superior dhe ndjen nevoje tu jape mend edhe vete filozofeve me te medhenj.  "Fjalet e historianit kutërbojnë ne kafenenë e keqe"   "mos humbisni bukurinë e fjalzës "ne" etj etj"  . Kur flet e shkruan ky njeri, vërtet të ngrihen qimet me gjithë qimëza dhe trupi të bëhet si një iriq plot gjemba.  Në vend ta vazhdonte edhe ky  Vehbiu, (kuti e mendjes) luften ideore kundër monarkofashistëve grekë, shkon e sulmon Xhufin duke i thenë se njera nga notat muzikore tetëshe, ne Simfonitë për mbrojtjen e shqiptarizmës, nuk tingëllon mirë atje në pentagramin e fundit në masën e trete. Turp për nje të vetëquajtur filozof që përzjen luftën e ndershme te Xhufit me plagjaiaturat e shpifura te Berishës dhe Bashkurtit!

Submitted by RP (not verified) on

Replika e Xhufit ndaj nje partie ekstremiste greke nuk me ngjan si gogesime birre ne temperature dhome,aq me pak qe ne temperature dhome pihet vera dhe jo birra.U beme shume te"jashtem"per ti kuptuar gjerat e"brendshme".Edhe Kolombi e zbuloi Ameriken duke e kujtuar per Indine,per llogari te mbretit te Spanjes,por kjo s'i ben me pak krenare italianet qe i thone botes se Ameriken e zbuloi nje gjenovez.Qe Boçari ishte arvanitas(shqiptar suljot)kjo na nderon,qe T.Kollokotroni,gjenerali i revolucionit grek ishte me origjine arvanitase ky eshte fakt,ke pire birre,raki apo salep;ky fakt nuk ndryshon.Xhufi nuk thote qe Greqia eshte Shqiperi dhe as Platoni ishte shqiptar.Thjesht qe ne 500 vjet nen Turqi greket nuk"prodhuan"perpjekje per çlirim nga Turqia,qe ndoshta ndaj kesaj popullate kishte aplikuar konçensione me te zgjeruara sesa ndaj shqiptareve(arnauteve).Greqia pati perkrahje nga shtetet evropiane dhe meqe vend me shumice ortodokse,i pati shpatullat te ngrohta nga Rusia,fuqia e madhe qe rezultoi fitimtare ndaj otomaneve.Si gjithmone,luften e bejne heronjte dhe pushtetin e gezojne ciniket.Si shperblim per kontributin e madh te arvanitasve dhe veçanerisht suljoteve,Greqia e shek.XX ia arriti ti djege me zjarr e me hekur;kjo eshte e verteta meskine e historise greke,qe edhe sot nuk pranon genocidin e Camerise dhe krejt popullsise arvanitase.Merruni me keto fakte ngjethese ju z.Vehbiu,dhe jo me eren e kafenese;thone qe kafeja te ngre pakez tensionin por ka efekte pozitive ne drejtim te koncetrimit te ideve.

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Ardian Vehbiu .... eshte modeli i intelektualit Shqiptar si Fatos Lubonja etj qe per te fituar kredite personale peshtyjne "me realizem"mbi kombin e vet. Vete shkencetaret Greke i kane permendur keta personazhe si Shqiptare (apo edhe ata pinin birra) ky nga e di qe ata nuk do ta thonin qe jane te tille? Po emrat e tyre "flasin" vete edhe sikur te mos e pohonin ata. Si mund te flitet keshtu qesim. Jepini edhe ketij ndonje pasaporte Greke mbase aty e ka hallin.

Submitted by f d (not verified) on

Xhufi kur ka bere deklaraten ka ngaterruar 'kostum' ; nuk ka folur si akademik historian por si poltikan i akz-se !

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pse keto qe çliruen Greqine ne vitin 1821 nuk e çliruen Shqipnine ne vitin 1821?

Zberthimi i kesaj pyetje nxjerr te verteten historike. Nuk e nxjerr tifozlleku.

Submitted by asim debi (not verified) on

Sa per njohuri :

Marko Bo;ari eshte suljot, ne token e vete, dhe jo arvanitas qe ka shtegtuar  ne Greqi.

Sulin dhe suljotet i zhberi Ali Pasha, dhe prandaj e pati te lehte greku te marri Çamerine.

Ishin shqiptaret te privilegjuarit e Turqise dhe ne sherbim te saj (vetem myslimanet),

dhe prej tyre dhe ortodokset shqiptar kishin lehtesira, ndryshe nga grek,bullgar, etj. dhe

zgjimi kombetar apo rilindja filloj me ta.

Mjaft me perçarje me sfond islamik, dhe mos harroni sllavet, si komb jo si fe.

Submitted by Glaukus (not verified) on

Historiani Pellumb Xhufi, me ate liber qe ka shkruar mbi ceshtjen e Voskopojes ka lenduar shume njerez! O njerez, vereni , se fill pas ketij libri te profesor Xhufit,ka patur njelloj reagimi "te tipit te ri": skutherisht,pandershmerisht, profesorit te urte e paqesor i jane versulur skutherisht shume intelektuale shqiptare, te cilet, ne mendjet e tyre te cuditshme ,jane ndjere te "ofenduar" nga libri i prof.Xhufit per ...VOSKOPOJEN...pikerisht ketu duhet pare i gjithe mllefi  "anti-Xhufi" ..., te tjerat jane pallavara,per te mbuluar shkakun real!Flm.

Submitted by Glaukus (not verified) on

Kam postuar edhe komente te tjera dhe nuk i keni publikuar!Te gjitha jane brenda etikes elementare...

Submitted by Aulin (not verified) on

Te dy kane te drejte.

Shqiptaret kane nevoje per debate te tilla sepse keshtu e mesojne me mire historine.

Greqia (shteti i sotem) nuk ka asnje te drejte te beje Skenderbeun grek, aq sa nuk mund te beje Aleksandrine e Egjiptit qytet grek.

Me Etiopine ndryshon puna aty ndoshta kane te drejte kopte.

Submitted by drini (not verified) on

Ne e konsiderojme Greqine shqiptare qe nga Peleponezi e deri ne Thesali, apo jo, te pakten keto 500-600 vjetet e fundit.  Mos po fyejme arsyetimim tone kur themi se ''në 500 vjetët e sundimit osman në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare'' ( dmth shqiptareve te tokave qe quhen Greqi u ka pelqyer pushtimi osman) ? Sipas historise shqiptaret e Greqise u tjetersuan vetem pas vitit 1850

Submitted by asim debi (not verified) on

po pse o Drin mos di ti ndonje levizje çlirimtare te shqiptareve musliman kunder turkut.

shqiptaret jane ngritur kur fuqite perendimore i perkrahnin.

Çdo diskutim qe lidhet me Greqine apo me greket eshte thjeshte sulm nga pozita fetare,

dhe kjo nuk eshte ne dobi te shqiptareve, qe nuk jane vetem musliman.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sipas Vehbiut a ka diçka, një gjë të vetme, të mirë ndër shqiptarë? Ah, harrova... sipas tij e vetmja e mirë që i ka ngjarë kombit shqiptar prej të gjitha kohërave është lindja e Ardian Vehbiut. Sa e tepron ky njeri me narcisizmin e tij, ua!

Submitted by adriatik (not verified) on

Ardian Vehbiut nuk i nevojitet as mirenjohja dhe sa pasaporta e shtetit grek.

Ai ben nje jete larg ambjentit qe prodhon argumenta xhufiane.

Ama Ardianit i nevojitet reflektimi i shoqerise se kombit te vet. I prandaj flet, qe ta degjojne shqiptaret, jo greket. Dhe degjojeni me vemendje !

Se ka 100% te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.