Berlusconi shkon në strofullën e ujqërve; dhe “del gjallë e triumfator” prej andej

Postuar në 11 Janar, 2013 04:27

Ka mbi dy javë që Silvio Berlusconi, që i është rikthyer sërish politikës duke lënë syshqyer shumë njerëz në botë (ai u largua para ca muajsh me idenë për t’mos u kthyer më), ka nisur një fushatë televizive në kuadër të fushatës elektorale në Itali. Nuk ka ditë që të mos shfaqet në disa programe. Mbrëmë ish në televizionin La 7, në studion e programit Servizio Publico, përballë gazetarit Michele Santoro, i cili, tok me ca kolegë të vet, kanë patur gjithë kohën si target të kritikave në këtë program pikërisht Berlusconin. Nuk besohej se Berlusconi do të mund të shkonte ndonjëherë atje, por ai me sa duket ka dashur t’u flasë edhe italianëve jo të paktë që e ndjekin këtë program.

Dhe komentet e para që dolën mbrëmë pas mesnate i japin të drejtë. Vizita e tij në atë studio, dhe show që ai bëri, rezultoi të ish ndjellës. Nuk dihet se ç’efekt elektoral në favor të tij ka prodhuar Berlusconi, por fakti është që debatin e kanë ndjekur mbi 9 milionë italianë. Dhe shumë gazetarë ishin të mendimit se Berlusconi doli i fituar nga “strofulla”, pa u lënduar kushedi se çfarë nga “kafshimet” e ujqërve. Po zgjedhësit nuk janë gazetarë. Të paktën, nuk është e thënë të jenë gazetarë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Mikele  Santoro nje  ujk? Gaboheni  rende  ju  te  Re>Pu  sepse  si  nje  i  majte  ekstrem  smund  te  jete  ujk  vetem  nje  lepur.

Submitted by ILIR (not verified) on

ca gjalle doli ,,ai ka vite qe ka vdekur.nuk ju pergjigj pyetjes ku do ishte italia n,q,s 20 vjet sdo i kishte humbur me ate.bente sikur sdinte kush eshte doijce bank o bundes bank(imagjinoni ky do negocioj me institucionet e eu pastaj). tha qe ishte nje lapsus ne 2009 kur thoshte qe i restoranti sono pieni e non si vede la crisi...berluska do te marr ate 18%20% ne zjedhje vetem qe mos shkoje ne burg.sipas ligjit elektoral di merda che ha italia(come la faccia di calderoli), al senato asnje parti sdo kete shumicen ,mund te qeverisi i majta por ligjet ne senat do e kete te veshtire ti kaloje.berluska e un zombi ,italia po e harron dhe ky eshte lajmi me i mire per europen

Submitted by RP (not verified) on

Travaglio ka shkruar disa libra per Silvion,mikun e saliut.Sor mediat pranojne qe 9 milione telespektatore bejne mire si nr.shikuesish,por brendia ben diferencen.Edhe Big Brother e shikojne shume,por kjo nuk i ben me simpatike nga ç'jane.Travaglio i ka bere ne fund nje permbledhje qe e pamundur ti jete bere shendet Berluskonit,ose ata qe e komentojne sot ne gazeta bejne sikur nuk e kuptojne alegorine.

Submitted by G.L (not verified) on

I fituar?

Nqs dhe nje gazetare me pak se 30 vjecare (shume e zonja natyrisht por per ti ndejtur perballe duhet shume eksperience, te sugjestionon) e kapi mat 2 here...s'eshte se ca figure beri. S'ju pergjigj asnje pyetjeje mbi lidhjet me mafian, korrupsion, proceset kunder tij (me sa duket ne kontraten me La7 kish qe mbi proceset nje nga nje s'do duhej te beheshin pyetje por gjithsesi, pyetjeve te pergjithshme, te perseritura me insistim nga gazetaret nuk ju pergjigj), mbi leket e dhena femrave qe merrnin pjese ne mbremjet e veta. Dhe nuk eshte se i devijoi dot pyetjet (dhe per kete them qe s'doli i fituar) sic normalisht ben dhe "ia hedh", doli qarte qe s'mund te pergjigjej.

E detyruan te thote qe Dell'Utri eshte person i shkelqyer (denuar per mafje me procese te tjera po per te njejten arsye) se s'kish nga ja mbante...pyetja qe direkte dhe e perseritur. Dhe natyrisht kjo sdo te thote per ate te dale i fituar - do dilte i fituar po ta kish evituar ose "dredhur" por s'ja arriti. Kjo eshte nje shembull i performances se djeshme.

Natyrisht nqs lexon Corriere della Sera, ne faqe te pare ka 4 batuta idiote e 2 gjeste prej halabaku. CdS, si te gjitha gazetat e tjera italiane (pervec Il fatto quotidiano), rrojne me financimet publike, e ne menyre me te rafinuar e me "profesionale" jane homologe te tv Klan (Corriere tv) e te plot mediave te shkruara tonat (nga kemi marre shembull ne? as te kopjojme s'dime :)).

Me falni qe u zgjata po kisha deshire te jepja dhe une opinionin e kujt e pa me interes emisionin e s'lexoi faqen e pare te Corriere - s.

Faleminderit!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Italianet do dilnin me budallenj se shqiptaret qe votojne Berishen nese votojne prape per kete maskara me njemije e nje skandale dhe qe e ka cuar shtetin italian drejt gremines ekonomike dhe sociale.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Nese lexon "Libero" dhe " Il Giornale" patjeter del ne kete konkluzion. Eshte njelloj si te lexosh "Gazeta 55" dhe "Koha Jone" dhe  pastaj fillon te besosh qe jemi me te vertete superfuqi ekonomike dhe S.B-ja yne eshte po aq burre shteti sa dhe S.B -ja italian.

Po te vazhdosh ti degjosh pa nderprerje keta sharlatane kupton edhe efektin hipnotizues te strategjise se zgjedhur e theksuar kjo per nje publik medioker dhe me kujtese te dobet kolektive. Italianet kane filluar te besojne se dashnorja minorene e Silvios ishte me te vertete mbesa e Mubarakut ndersa shqipetaret dhe sidomos Gerdecaret qe Saliu(ky s'ka probleme me dashnoret) nuk e njihte baxhanakun qe punonte dhe vdiq ne fabriken e demontimit e djalit te tije. Per njerin kriza politike ne Itali u aktivizua nga Bundesbank apo Deutche Bank per tjetrin Shqiperia nuk preket nga kriza edhe pse nuk ka leke te paguaje administraten.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ne kete debat askush nuk mendonte qe Berlusconi do ti pergjigjej pyetjeve qe i behen prej kohesh nga Travaglio apo gazetare te tjere. Objektivi i Berlusconit ishte qe te fitonte sa me shume publik duke u perballuar me Santoro-n dhe Travaglio-n, dy gazetaret qe me shume se cdo tjeter e kane sulmuar vazhdimisht. Ai doli fitimtar sepse arriti te realizonte ate coup de theatre qe vetem nje komediant si Berlusconi mund te bente, momenti  inderrimit te roleve me Travaglio-n dhe reagimi nervoz i Santoro-s deshmuan me se miri se ai ra ne gracken e komediantit duke e humbur toruan.

Difekti kryesor i Santoros qendron ne nje menyre  arrogante te drejtimit te emisionit dhe kjo vjen per shkak te  narcizizmit te forte  qe e karakterizon dhe ishte pikerisht kjo qe i solli "humbjen".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.