Për cilën gazetë do protestohej kështu në 'Shqipërinë jokomuniste'?

Lexuesit e një gazete në Kinë u mblodhën për të dytën ditë në protestë për të treguar mbështetjen e tyre për gazetën e zemrës, e cila është përfshirë në mosmarrëveshje të tensionuara me qeverinë për censurën mbi media. Një grup i vogël mbante parrulla dje pranë selisë së gazetës në Guangzhou, kryeqyteti i provincës jugore Guangdong, ku disa gazetarë janë në grevë për të protestuar kundër ndërhyrjeve të qeverisë në politikën e tyre redaksionale.
Demonstrata, që ishte e vogël të hënën, u bë e tensionuar kur disa protestues u përfshinë në debate të ashpra me përkrahës të Partisë Komuniste. Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e shefit lokal të propagandës. Ky i funditjavën e kaluar bllokoi një koment redaksional të gazetës ku bëhej thirrje për më shumë të drejta kushtetuese.
A.N.
VIDEO:
http://www.guardian.co.uk/world/video/2013/jan/07/chinese-protest-neëspaper-censorship-video
Comments
Keshtu do te protestohej per

Keshtu do te protestohej per gazetat ' 55' e 'Koha e Tyre (jona)'.

Per asnje. Mediave tone

Per asnje.

Mediave tone (fatkeqsisht deridiku edhe Respublikes) i mungon jo vetem integriteti profesional / moral por edhe aftesia per te qene "pushteti i katert".

Add new comment