Opinionisti i Spiegel, renditet në 10 antisemitët më të këqinj në botë. Në Gjermani habia është e madhe

Simon Wiesenthal është një hebre austriak, shumë pjesëtarë të familjes së të cilit nuk i mbijetuan dot Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u vu në kërkim të nazistëve të fshehur në të gjithë botën. Një qendër që mban emrin e tij me seli kryesore në Los Angeles, përqendrohet prej vitesh në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit. Lista e "dhjetë shpifjeve më të rënda antiçifute/antiizraelite" botohet çdo vit.
Këtë vit në listën e "dhjetë antisemitëve më të këqinj në botë" është edhe emri i një gazetari gjerman, një rast ky që ka shkaktuar shumë debate këto ditë në rrethet mediatike të Europës. Gazetari opinionist Jakob Augstein nuk është larg nga pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, të cilët janë në krye të listës, pasuar nga Ahmadinexhadi i Iranit.
Me pesë citate e argumenton qendra akuzën kundër publicistit (të gjitha janë marrë nga artikuj që Augstein ka shkruar për "Spiegel Online"). Në to ai kritikon politikën e jashtme izraelite, merr në mbrojtje poemën e Günther Grass-it kritike ndaj Izraelit dhe e cilëson Gazën një "vend nga epoka e fundit e njerëzimit". Këtyre u shtohen këta rreshta, të publikuar në nëntor 2012: "Por hebrenjtë kanë fondamentalistët e tyre. Ata vetëm kanë tjetër emër: ultraortodoksë apo Haredim. Këta njerëz janë gatuar me të njëjtin brumë si kundërshtarët e tyre islamistë."
Në Gjermani habia është e madhe. Deutsche Welle i ka kushtuar një raportim të gjatë këtij rasti dhe citon ndër të tjerë Juliane Wetzel, nga qendra për kërkime mbi antisemitizmin në Universitetin Teknik të Berlinit: "Unë u habita vërtet shumë. Sigurisht mund të diskutohet se kritika e Augenstein-it kundër Izraelit nganjëherë është e tepruar, por kjo nuk ka të bëjë me antisemitizmin". A.N.
Foto: Screenshot i listës së antisemitëve më të këqinj sipas SWC
Comments
Cifutet e kane teknike

Cifutet e kane teknike presioni dhe veteviktimizimi njekohesisht kete pune

Cifutet e kane "mizen nen

Cifutet e kane "mizen nen kesule" e dine si jane dhe nuk pranojne te gjykohen nga opinioni.

po ju ckeni qe habiteni,apo

po ju ckeni qe habiteni,apo ka ardhur ''direktiva'' nga sorros-i per kete pune?

pse nuk merrni shembullin e vizentalit dhe te publikoni edhe ju listen me 10 me antishqiptaret?

e? e?

cifutet i zgjidhin vete hallet e tyre,s'kane nevoje per salinjte dhe pseudokozmopolitet shqiptare.

Nuk e kuptoj, keto

Nuk e kuptoj, keto blogje online jane hapur pet t'u krijuar tribune per te lehur antishqiptareve?!...

Simon Wiesenthal nuk eshte

Simon Wiesenthal nuk eshte hebre. Babai i tij biologjik eshte Martin Walser shkrimtar i njohur gjerman.

Add new comment