Një email dhe një listim që rrëzojnë deklaratat zyrtare për privatizimin e Albpetrol

Postuar në 08 Janar, 2013 07:33

“American Chartered Bank” quhet banka amerikane e cila sipas “letrave” të Ministrisë së Ekonomisë krijoi kushtet e nevojshme për “Vetro Energy” që të kualifikohej dhe më pas të shpallej fituese e privatizimit të Albpetrolit. Por në mënyrë të beftë vetë banka ka mohuar implikimin e saj në dhënien e kësaj garancie. Në një përgjigje që i ka dërguar shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari (shkëmbimin e emaileve mes tyre e ka botuar sot e përditshmja DITA) përfaqësia e kësaj banke shkruan se banka nuk është përfshirë në një transaksion të tillë.

“Zoti Kokalari sikundër ju kemi shpjeguar edhe më parë Banka American Chartered nuk mund të diskutojë ose të ofrojë detaje specifike për marrëdhëniet e saj me klientët, por mund të konfirmojmë se American Chartered Bank nuk është e përfshirë në transaksionin që ju i referoheni”, - është përgjigja e kthyer nga banka.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër aspekt i dyshimtë i shtohet kontekstit në të cilin është zhvilluar e gjithë skema e mjegullt e garancisë bankare. Ishte kusht ligjor që garancia duhej të depozitohej në një prej bankave më të mëdha amerikane, por ky kriter duket i shkelur nga zyrtarët shqiptarë. “American Chartered Bank” nuk bën pjesë aspak në listën e bankave të sigurta. E kundërta është e vërtetë.  E përditshmja DITA ka botuar po sot në kryeartikullin e saj edhe një listim të “Texas Ratio” ; një vlerësim i rrezikut të bankave amerikane. Sipas kësaj liste banka “American Chartered” vlerësohet me nivelin e riskut të gradës 40 (sipas standardit të vlerësimit “Texas Ratio” të gjitha bankat që janë në nivelet 40-50 përqind kanë nivel të lartë të riskut.

Shkruan DITA: Janë dy prova që rrëzojnë të gjitha deklaratat zyrtare të qeverisë shqiptare, por mbi të gjitha e bëjnë atë përgjegjëse, pasi normalisht lind pyetja: Si ka mundësi që për privatizimin më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit, një strukturë e tërë shtetërore të mos jetë e aftë të bëjë qoftë edhe një verifikim? (A.N.)

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Privatizim i ndershem apo jo ?- Eshte nje pyetje prej 1 milion dollaresh, thuhet ne keto raste dhe eshte pikerisht vlera e sakte prej 1% te shumes totale te nje "loje" prej 1 miliard dollaresh.

Le ta kapim "dashin" prej bishti dhe jo prej briresh.

Kush ka interes te "legalizoje" nje shume te tille me çdo kusht ?

Kush perflitet (nga institucione serioze nderkombetare) se ka nxjerre jashte kufijve kombetare shuma te tilla monetare ne tete vitet e fundit te prosperitetit demokrat ?

Cilet jane ata lojtare bixhozi qe lozin blofin ne shifra te tilla pa patur garancine e pronarit te kazinose se ruleta do te funksionoje sipas parashikimit para se te kthehet ne rulete ruse ?

Sa per pyetjen e pare nje ide mund te krijohet lehtesisht pasi se fundi kemi patur rastin te njihemi me nje situate  qesharake financiare te trashgimtareve te fronit kryeministror. Behet fjale per pak milion euro dhe sikleti i legalizimit te parave i ka detyruar te bien ne nje gracke aspak llogjike te pagesave dhe honorareve  qe do turperonete edhe vete profesoret apo akedemiket me ne ze te Akademise se Shkencave !!!!(sidomos ata te asociuar prane universitetit te Palo Altos ne Kaliforni ......)

Submitted by ILIRET (not verified) on

Vjen Zeni prej Tropojet e dhe behet pronar falas i fushave te naftes ne Myzeqe... Hajt
, koja nonen, shqipe..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.