Sali Berisha duhet të ketë një faqe në Facebook: si vriten në Tiranë njerëzit nga kanceri në mushkëri - shkruan australiania që jeton në Tiranë

Postuar në 08 Janar, 2013 04:24

Shannon Woodcock është një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri. Në profilin e saj në Facebook ka botuar këtë foto të marrë me sa duket nga ballkoni ose dritarja e banesës së saj në Tiranë dhe shkruan: “Ditë e mrekullueshme në Tiranë- me plehra që digjen, si zakonisht: mbetje plastike, dhe gjithfarësoj që shkaktojnë re toksike aq sa ajri bëhet i padurueshëm e na detyron të rrimë me dyer e dritare të mbyllura. Dhe të mendosh që në këtë rrugë jeton Presidenti i Republikës. Sali Berisha duhet të ketë një faqe në Facebook ku tregon si vriten njerëzit nga kanceri në mushkëri”

Faqja online historia-ime.com që ka botuar foton dhe mesazhin shkruan: "Shannon, e diplomuar në Queensland University of Technology dhe me PhD për Histori në Universitetin e Sidneit, tashmë është një njohëse shumë e mirë e Shqipërisë. Ajo ka botuar shkrime akademike për gjenocidin në perspektivën historike, për feminizmin mbi të gjitha dhe për kulturën queer. Së fundmi edhe një libër me të mbijetuarit e komunizmit në Shqipëri".

Faqja në fjalë nuk e thotë ku dhe kur është bërë fotoja, por duke gjykuar nga pamja dhe të dhënat e mesazhit, fotoja është shrepur në zonën e Kodrave të Selitës, një zonë me ndërtime të viteve të fundit që nisin në fund të rrugës "Komuna e Parisit" në Tiranë. Bujar Nishani ka jetuar aty me familjen deri para zgjedhjes në postin e Presidentit. A.N.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Kjo meqe qenka kaq e informuar duhet ta dije se menaxhimi i mbetjeve urbane ne parimin e decentralizimit eshte kopetence e pushtetit vendor

Submitted by Pirro (not verified) on

Edhe ti greku duhet te dish qe politika ambientale e qeverise qendrore gjithashtu rregullat, standartet dhe sanksionet qe kjo u imponon qeverive apo administratave lokale, jane fondamentale per administrimin e mbeturinave. Dhe sidomos duhet te dish qe Luli "i vockel" i bashkise se grabitur te kryeqytetit, eshte vegla e tiranit serb.

Keto gjera kjo australiania i di fare mire, po ty siç duket, s'te kane ardhur ende ne vesh e ne mendje; ndaj perpara se te kritikosh, reflekto pak me thelle!

Problemi qe historiania australiane ngre, eshte problem shume i rendesishem qe as e majta e as e djathta, s'e kane marre persiper seriozosht ndonjehere ne vendin tone.

E vertete qe problemi eshte me i gjere se politik, se njerezit ndergjegjen ambientaliste e kane shume te ulet, por politika ketu mund te kishte bere shume dhe realisht deri me sot s'ka bere asgje! Bile Luli "i vocerr" i ketij Dritan minoritarit, me duket se ambientin e ka shkaterruar edhe me shume se paraardhesit e tij, me parkun perreth kopshtit zoologjik qe e masakroi brenda pak oresh.

Une personalisht do te preferoja te jetoja me dy fruta e me nje kothere buke ne nje ambient te virgjer e plot me peme e gjelberim, sesa te jetoja me frigoriferin dhe llogarine plot ne nje vend ku brenda te dyzetave te shpifet diçka e pasherueshme! Shqiptaret nje dite do ta kuptojne se ç'do te thote natyre dhe shpresoj qe kur me ne fund t'u linde respekti per natyren, mos te jete teper vone!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.