PD-ja me frymë të rëndë prej buallice - shkruan Vehbiu dhe e quan linçimin e Barjabës reagim i ndyrë i një shoqërie mjeranësh

Postuar në 07 Janar, 2013 14:28

PD-ja, me frymë të rëndë prej buallice, siç e ka zakon, ia shkatërroi personin publik këtij të ziut, duke e quajtur “xhepist ordiner” etj.; edhe pse qartazi kjo u ndërmor për të goditur PS-në... Vëreni si lufta për të ndarë krundet e pushtetit në Tiranë, e bëri një viktimë të re... Nuk ka asgjë etike në ofensivën mediatike kundër sociologut dhe veprimtarit Barjaba, as në distancimet hipokrite të institucioneve ndaj tij. Është reagim i ndyrë i një klase njerëzish shpirtërisht mjeranë, të frikësuar dhe të varfër; i një klase gjysmë-njerëzish, të cilëve s’u ka mbetur më asnjë farë humanizmi... Një bashkëshort dhe baba, që poshtërohet përballë familjes së vet, miqve të vet, kolegëve dhe publikut të vet, mbarë opinionit publik. Që poshtërohet, përgojohet me epitetet më shkatërruese, përdoret egërsisht për të goditur PS-në, pezullohet dhe përjashtohet, shkishërohet dhe ostracizohet – duke përfunduar si cjap i larjes së mëkateve, për një shoqëri të zhytur në ves, si kjo e tanishmja në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri...

Rreshtat e mësipërm janë shkëputur nga një qëndrim i Ardian Vehbiut në blogun e tij Peizazhe të Fjalës. "Linçimi i tij publik s’ishte veçse një festival pagan, barbar, dionisiak; ose fytyra e ngërdheshur, gjakatare, e po atij demoni kolektiv që shqeu me thonj e dhëmbë tortën e Pavarësisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë para një muaji. Zëri i atyre pak individëve që u distancuan, që shprehën një rezervë, një keqardhje, një empati për Barjabën u mbyt sakaq nga krrakërimat e korbave – me qindra, mijëra e dhjetëra mijëra, që kanë kolonizuar tashmë pemët e pushtetit, të shoqërisë civile dhe të mediave. Dhe kjo në kontekstin e një republike e cila ia lejon vetes të qeveriset, prej vitesh, nga një kastë pushtetarësh të cilët shumica i njeh si hajdutë (jo të dyqaneve amerikane, por të xhepave të vetë taksapaguesve); dhe jo vetëm i njeh, por edhe i admiron si të tillë - shkruan më tej Vehbiu. (A.N.)

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/07/politike-kurbanesh/

Comments

Submitted by albanian man (not verified) on

Ky eshte shkrimi me i dobet i Vehbiut ne mbrojtje te Idiotit-Hajdut Bajraba. U kap duke vjedhur dhe pike.C`do justifikim ose zvogelim i pergjgjesise eshte miopi dhe servilizem partiak e jo shqiptarizem.Si Shqiptaro-Amerikan e perseris Turp-Turp-Turp!

Submitted by Saimir (not verified) on

Vehbiu ka plotesisht te drejte. Shtypi i diteve te fundit provoi focen e autoritarizmit dhe ndikimin e tij tejet negativ ne zhvillimin e mendimit e shprehjes se lire. Klani i Berishes mezi cpriti te fryeje tej permasave te pranueshme nje fakt te dyshueshem, nderkohe qe refuzon te investigoje legjitimitetin e burimit te te ardhurave te pinjollit te Vicidolit. E turpshme per nje shtyp qe pretendin te jete edhe i moralshem!?!?

Submitted by Lleshi (not verified) on

Historia:
Barjabajt kane shkuar per shopping. Kur jane kthyer ne shtepi, Kosta ka mesuar se, nga e bija, eshte marre nje çante pa u pagua. Pas kesaj, ai ka tentuar te shkoje per ta kthyer. Por ketu ne Amerike ligji eshte ligj dhe nuk njeh pendese pa ndeshkim nga nje vendim gjykate i formes se prere..
Zhurma qe u be ne Shqiperi, na kujton filmin “Hajduti i Bagdatit”, ku hajduti i byrekve burgosej, ndersa grabitesit, kondarbandistet, trafikantet etj, benin pjese ne seren e nderuar te shoqerise. Kjo eshte Shqiperia.
Kaq

Submitted by olti (not verified) on

Keshtu ndodh kur psiokologjia e turmes fiton mbi gjykimin individual.

Skena politike e mediatike Shqiptare eshte kthyer ne nje amfiteater, me nje Neron ne krye, me nje Senat te korruptuar, dhe 'bishat ne zinxhire', perfaqesuesit e pushtetit e te mediave qe te etur shqyejne mekataret, por edhe te dobetit fizikisht e te vonuarit menderisht.

Turmat duhen argetuar per tu qeverisur keshtu qe edhe ne e kemi gjetur argetuesin tone. Nuk eshte inteligjenca qe na ben njerez por humanizmi.

Nuk e di se cfare individesh do krijojme ne kete fryme urrejtje, histerie e cmendurie kolektive.

REspect.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne fakt ketu nuk pati asnje lloj orkestrimi. Politika u morr shume vone me lajmin, biles edhe gazetat e raportuan jo te plote fillimisht.

Ishin vete njerezit qe nepermjet internetit gjeten raportin e plote dhe e publikuan neper komentet e faqeve te ndryshme. Dhe "revolta" shpertheu natyrshem prej saj. Politika si rralle here ne fakt u gjend para faktit te kryer, PS-ja mjafton te shihte faqet e gazetave te saja per te pare se cfare po mendonin edhe militantet me te medhenj te saj.

Vehbiu per mua nuk e kupton fare gjendjen. Ka etje per drejtesi ne kete vend! E T J E!!! Ne masen me te madhe populli e di qe politika jone eshte nje loje e fshehte, gati ne nivelet e diktatures, qe luhet ndermjet nje grupi ekskluziv ku hyrja behet vetem me leje nga padronet e politikes por hyrja te garanton pasuri e mirqenie pertej normales.

Ne kete gjendje ky popull nuk ka si te reagoje ndryshe pervecse te lumturohet qe me ne fund nje personazh publik arrestohet per nje vjedhje cante ndersa ne Shqiperi edhe per shume me shume se kaq nuk u hyn gjembi ne kembe. Ka nje percmim ndaj tere klases drejtuese te ketij vendi dhe kjo ndjenje eshte e forte. Mbase do dale dikush ne skene qe do di vertet ta bej te shperthej.

Submitted by Anonim (not verified) on

kosta beri nje zgjedhje dhe tani po paguan konsekuencat por une o ardian nuk ndjej keqardhje per nje hajdut vetem sepse ti e njeh dhe do ta rehabilitosh. kur ky vjedh nje dyqan mendo sa i sinqerte do jete po te kishte nje detyre shteterore dhe mua me vjen keq qe lexoj shkrime te tilla qe mbrojne hajdutet. turp, shume turp.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkruan Vehbiu:

“Kosta Barjaba është një studiues i mirënjohur, një veprimtar i shoqërisë civile, një baba dhe bashkëshort. Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi [...]

“Barjaba kushedi vodhi në një dyqan në ShBA – edhe pse unë vetë nuk e besoj që ai të ketë vjedhur; por le ta marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet”.

Ne listën e atributeve Vehbiu ka harruar një nga me kryesoret: qenien kryetar te një grupi pune ne PS, por dhe faktin se është diku mbi 50 vjet. Nga ana tjetër, pranon se buallicat e PD mezi ç’pritën rastin për të gjëmuar dhunshëm. A nuk ju duket Ardian se shumë prej gjykimeve skajore rreth rastit vinin pikërisht nga një kontekst i tillë? Ndryshe, në kushtet ku zhvillohet përballja politike ne Shqipëri, edhe ky gjest i Barjabes mungonte (!)

Meqenëse Vehbiu e ka me pranë Barjabën, le ta pyesë edhe një here, për gjithë sa ka ndodhur. Ndërkaq, mbetemi në të njëjtin nivel informimi dhe “po e marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet”, pra Barjaba ka vjedhur diçka, për të cilën policia amerikane e ka ndaluar. Nëse mendoni se një akademiku 50 vjeçar (atribute që Vehbiu i harron ne listën e tij) te përfshirë ne politike (theksoj: jo si një militant i thjeshte), i lejohen gjera te tilla, dhe, përmbi te gjitha, ne kontekste ku po jetojnë shqiptarët – atëherë me bindje them se Vehbiu po gabon. Keqardhja ime shkon për këtë të fundit.

Submitted by Bard (not verified) on

Komenti i Albit eshte realist: Nese ndonje eksponent i opozites do te kerkonte nje slogan me te cilen mund te thyente Berishen, do ti sugjeroja te lexonte komentet poshte shkrimit me titull "Qetesohu" te Mero Bazes. Vetem ideja qe ne kete vend ndonjehere do te behet drejtesi dhe hajdutet e perdhunuesit do te perfundojne pas hekurave, shkakton rrenqethje pozitive. Turma eshte e uritur per drejtesi, dhe Barjaba eshte exemplari i pafat i njeriut me pushtet dhe influence, i cili nuk paguan per bemat e tij aty ku ka bere pasuri duke vjedhur, po kapet ne nje akt banal aty ku pushteti dhe influenca e tij nuk mjaftojne per te korruptuar prokurore e gjykates. Nese linçimi qe i behet eshte ne disproporcion me aktin e kryer, kjo eshte çeshtje tjeter, por le ta supozojme sikur opinioni publik dhe media do te bente te kunderten, duke e injoruar ngjarjen; A nuk do te na kishte bere te gjithe ne, ky mosreagim, bashkefajtore ne  nje akt te peshtire e banal hajduterie? Ardian Vehbiu keto duhet te veje ne kandar nese do te argumentoje ndonje gje ne shkrimin e tij:  Te jemi te eger duke kerkuar drejtesi, apo jemi te drejte duke u egersuar. Ne te dy rastet, Barjaben s'ka gje qe e shpeton. Na ngelet veç te themi: I perbuzur qofte kujtimi i tij!

Submitted by dritan (not verified) on

Ne cdo vend te botes nese nje figure publike do akuzohej e arrestohej per vjedhje do te bente super buje dhe media nuk do t'i ndahej. Nuk dua te komentoj nese ky eshte ose jo nje fenomen i drejte, thjesht dua te them se nuk ndodh vetem ne Shqiperi por kudo.

Submitted by BashkimiKombi (not verified) on

Ata që më mbajnë gjallë shpresën për këtë vend janë shumica , janë : albanian man , Albi , Anonim , Iluministi , Bard (nga 8 komentusit këta janë 5) por ajo që më bën skeptik është se këta janë një shumicë anonime përballë një pakice publike që edhe krijon opinion si puna e Ardianë Vehbihëve , vetëm kur këto raporte të ndërrojnë shpresa rritet dhe bëhet edhe më e madhe , por kur kam parasysh faktin se  "politika jone eshte nje loje e fshehte, gati ne nivelet e diktatures, qe luhet ndermjet nje grupi ekskluziv ku hyrja behet vetem me leje nga padronet e politikes" e thënë shumë saktë nga Albi shpresa ime tkurret dhe mbetet vetëm e gjallë .  Përshëndetje shqipëtarë  ngado që jeni.

Submitted by Kafshist Moralist (not verified) on

Jam dakord me Albin dhe Bardin. S'ke ça shton më tepër - se nuk kam as kohë. :)

Submitted by Erind (not verified) on

"reagim i ndyrë i një shoqërie mjeranësh" ?

Zt. Vehbiu do te ishte mire qe te fokusoheshit ne gjuhe dhe letersi, dhe mos te shperdoroni financimet e Sorrosit - ne dhenie idesh mbi "etiken e hajdutllikut" ...kam pershtypje se nuk ju shkon, sidomos kur ju dhe Kosta keni ngrene buke nga nje "pjate" !!

Submitted by Gjon (not verified) on

Autori e zhvlefteson te gjithe ligjeraten e tij qe ne fillim te titullit kur shpreh qarte njeanshmerine e tij politike. Etika, Morali nuk jane as tifozllek as militance,apo mbrojtje e kastave, nese duam te gjykojme le ta bejme ate ne nje pozicion asnjanesi, me ftohtesi, jo me fyerje dhe duke mos politizuar cdo argument apo cdo fushe te shkences.

Nese pozicionohet keshtu, Vehbiu eshte vetem nje prej atyre njerezve te "turmes tifoze" qe aq shume percmon.

Një bashkëshort dhe baba, që poshtërohet përballë familjes së vet ...

meqe ishte policia ajo qe i arrestoi qe te tre, atehere le te akuzojme edhe policine amerikane, biles edhe vete shtetin qe ata perfaqesojne, qe i poshteroi keshtu ne sy te gjithe botes...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.