Çfarë do shefi i Google, Eric Schmidt, në Korenë e Veriut ku ka uri me shumicë e kompjuterë me pakicë?

Në një artikull të vetin, Wired përpiqet të kuptojë nëse ia vlen a jo vizita e CEO-s së Google, Eric Schmidt, në Korenë e Veriut. E vërteta është që humnera mes Google dhe Koresë së Veriut s’ka si të jetë më e madhe se kaq sa është. "Fytyra (lideri) i kompanisë ndoshta më të rëndësishme që ka mundësuar informacionin e lirë në botë, po shkon për vizitë në shtetin me super-kontroll të informacionit", thotë Victor Cha, një drejtor i çështjeve aziatike për Këshillin Kombëtar të Sigurisë gjatë administratës së dytë të Bushit dhe tani një zyrtar i lartë këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Departamenti i Shtetit i ka thënë Kryetarit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, se ai nuk duhet të shkojë në Korenë e Veriut.
Në çerek shekullin e kaluar kemi parë ish-presidentë, diplomatë, dhe kombet më të fuqishme në botë që përpiqen dhe dështojnë për të ‘hapur’ regjimin totalitar të Koresë së Veriut. Gjatë vizitës së planifikuar për më vonë këtë muaj, Schmidt do të bashkohet me ish-guvernatorin e New Mexico Bill Richardson për atë që Richardson përshkroi si një "vizitë private humanitare" për të liruar një qytetar amerikan arrestuar, pavarësisht kundërshtimeve të Departamentit të Shtetit.
Cha ka thënë për Wired se "nuk e di nëse kjo është një mundësi e mirë për Google-in. Por kjo është një mundësi e mirë për udhëheqjen e Koresë së Veriut për të sinjalizuar në botë që ata janë serioze në vulletin për të ecur përpara” Mbase ky është qëllimi i Schmidt. Të hapë Korenë e Veriut.
Dihet se vetëm rreth 4,000 e koreanoveriorëve kanë qasje në internet nga një popullsi prej 25 milionësh. Madje edhe atëherë, qasja është e kontrolluar fort dhe jepet vetëm në interes të faktit që të paktën disa anëtarë të klasës në pushtet të jenë të familiarizuar në teknologjinë e shekullit të 21-të.
Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se 29-vjeçari Kim Jong-un, i cili ishte shkolluar në Perëndim, mund t’i rezistojë teknologjisë e cila përcakton jetën e njëzetë-e-ca-vjeçarëve në kkrejt botën. "Ai duhet të jenë i interesuar për këto gjëra," thotë Cha. Por rreziqet janë të mëdha: "Sapo ai të lejojë qasje të hapur në të, ai mund t’i thotë lamtumirë lidershipit". Ja.Se.
Comments
ti shese asistence dhe
<p>ti shese asistence dhe teknologji per sistemin antiraketor</p>
Add new comment