Vazhdon konferenca e Edi Ramës në Twitter... ja gjërat më pikante

Vazhdon konferenca e Edi Ramës në Twitter, e paralajmëruar që dje, dhe që ka nisur në 12:00. Disa nga pyetjet/përgjigjet e deri tanishme, i kemi përmbledhur shkurt, sa për të dhënë një shije të asaj që po ndodh.
Pyetje: A eshte e vertete se ju flini ne hotelet me te shtrenjta te gjirit presik sic ju akuzon Berisha?
Përgjigjet Edi Rama: Gjirin Persik e kam prekur vetem per vizita zyrtare. Por balta e Saliut pervecse strukture fosile nga ajo e luftes se vjeter me armikun e brendshem, ka dhe shume kolorit oriental.
Pyetje: Si mund te pretendoni se jeni i pastehe zoti Rama?
Përgjigjet Edi Rama: S'kam qene kurre i pastrehe. Por kam pasur fatin te mos rri ne nje vend,fale miqsh qe me kane ofruar mikpritje ne kohe te beqarise sime pa derte:-)
Pyetje: si ka mundesi qe kursimet tuaja jane vetem 3000 euro?
Përgjigjet Edi Rama: S'jetoj per te bere para, po per te mos ikur pa lene gjurme! Jo pasuria ime s'eshte 3 mije EU. Eshte spekulluar turpshem me nje deklarate kursimesh.
Pyetje: Pse si jep xhevap Doktor Berishes kur thote qe e shaterrove pS me 99 cat e tu
Përgjigjet Edi Rama: Ka vetem nje 99sh sot ne politiken shqiptare: Sali Berisha! Ne histori do hyje mes 99shave te tjere.
Pyetje: Daja yt Spiro Koleka ka vu tatimin e jashtezakonshem ti don me venos taksen marksiste.? Turp socialistat
Përgjigjet Edi Rama: Spiro Koleka nuk ka qene daja im. Turpi ne fund i mbetet kujt e ka. Taksa marksiste eshte nje shpikje njesoj si shpikja e dajes apo e dhembeve 50 mij EU e me radhe...
Pyetje: Pse i sulmon femijet e kryeministrit njesoj sic sulmonte Berisha femijet e socialisteve kur ishin ne pushtet?
Përgjigjet Edi Rama: Opozita s'merret asnje cast me femijet e KM, po me nje pasurim perrallor te pervitshem te familjes se KM ...
Pyetje: A ka dheshtuar sistemi financiar ne Shqiperi?
Përgjigjet Edi Rama: Ka shterruar modeli ekonomik i ketyre 22 vjet tranzicion. Por dhe politika ekonomike e Saliut ka qene teresisht falimentuese.
Konferenca vazhdon akoma.
Ja.Se.
(gabimet ortografike apo mungesa e ë-ve e ç-ve vijnë se postimet i kemi ruajtur në origjinal)
Comments
E di ca me pelqeu

E di ca me pelqeu mua?

Pyetje: Zoti Rama, a mund te na thoni si do veprohet me listen e deputeteve kete vit?

Pergjigja: Problemi jane listat e ushqimeve, jo deputeteve.

Ky eshte i verbuar prej pushtetit! Grin sallate kot vetem e vetem te mos merret problemin kryesor, pushtetin absolut qe kane politikanet ne kete vend.

Vura re ne Twitter qe disa

Vura re ne Twitter qe disa pyetje kishin te benin me qasjen e E. Rames ndaj punesimit ne administraten publike. Kjo ceshtje eshte nje patate shume e nxehte qe Berisha po i le Rames, pasi: I. Nepunesit aktuale ne nje mase te madhe kane mbrojtje nga ligji dhe nuk i heq dot lehte (tjeter ceshtje qe jane zhvilluar konkurse fiktive per njerez qe kane filluar pune me kontrate ose ne ndonje menyre tjeter, ne aspektin ligjor si ata qe hyjne nepermjet konkurimit real ashtu dhe ata qe konfirmohen me anen e konkurseve fiktive jane te barabarte dhe njesoj te mbrojtur); II. Nje shumice e madhe nepunesish jane aktualisht ne stand-by, pasi jane larguar padrejtesisht nga puna, me pas kane fituar gjyqet dhe tani presin te rifillojne pune si dhe te paguhen per periudhen e pritjes; III. Te posadiplomuarit e papune sa vijne dhe shtohen dhe jane disa here me te shumte ne numer se punonjesit e administrates ne prag te pensionit, nderkohe qe sektori privat nuk mund t'i punesoje te gjithe te rinjte; IV. Edhe ne rast se e marrim te mireqene vullnetin e qeverise se ardhshme per t'i bere rekrutimet ne bazen e meritokracise, perseri do te kete presione per punesime te pamerituara ne administrate jo vetem nga militantet partiake por edhe nga familjaret e pushtetareve dhe VIP-ave te tjere.

Add new comment