“Baraba” dhe “Barjaba”, ose dallimi me PD e PS

Partia Socialiste ka shpërndarë dje një deklaratë për çështjen Barjaba, me të cilën tenton t’i vërë fre përdorimit të shproporcionuar të këtij rasti nga politika. Sipas deklaratës së PS “Provat dhe faktet e përditshme që opozita po publikon, duke filluar nga vetë të ardhurat marramendëse të familjes së kryeministrit, e kanë bërë edhe më të dëshpëruar reagimin e tij. Së fundi kryeministri është kapur pas rastit të Kosta Barjabës si i mbyturi pas fijes së barit. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara”
P.S. thotë në deklaratë se rasti i Kosta Barjabës shërben për të theksuar edhe njëherë ndryshimin e madh mes PD e PS. “PS në opozitë, ka reaguar menjëherë ndaj lajmit për gjestin e papranueshëm të cenimit nga ana e Kosta Barjabës të një pasurie private prej 238 dollarësh, duke deklaruar ndërprerjen e bashkëpunimit me të. Ndërsa PD në pushtet, është bërë streha mbrojtëse e një ujqërie politike që mban përgjegjësi për cenimin e një pasurie kombëtare e publike në rendin e miliarda eurove. Dhe vetë kryeministri që nuk provon dot para publikut as pastërtinë e burimeve të fitimit vjetor përrallor të familjes së tij, është bërë si hajduti biblik Baraba në krye të qeverisë”, theksohet në deklaratën e PS, të pasqyruar nga Shqip.
“Më kot Barabai kryeministër ëndërron të shpëtojë përmes kryqëzimit të opozitës, duke munduar ta qorrojë popullin me baltën e shpifjeve e të akuzave ndaj nesh. Më 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Partinë e Barabait kryeministër dhe do të hapin rrugën e një Rilindjeje Shqiptare me Edi Ramën e Partinë Socialiste”, përfundon deklarata e PS-së. Ja.Se.
Comments
Marshi i Barabajt (nga Fan

Marshi i Barabajt (nga Fan Noli)

Allalla, o rezil e katil, allalla,

Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,

Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,

Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,

Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,

Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,

Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,

Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;

0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh,

Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,

Me tam-tam e allarm' e me nëm' u shurdhofsh,

Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,

Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,

Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,

Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Ahhhhh, jo. Ka ca ndryshime

Ahhhhh, jo. Ka ca ndryshime te medha.

E para dhe me kryesorja eshte qe ne rastin Barjaba institucionet amerikane funksionuan ne moment duke nxjerre raportin zyrtar.

Ne Shqiperi debati eshte perhere e lagu s'e lagu, pra asnjera nga palet nuk pranon qe vjedh megjithese lideret e te dy partive bejne jete prej pasunaresh te shfrenuar. Po ne rastin Barjaba kjo nuk vlente me, sepse PS-ja perballej me nje fakt te kryer. Sic kane thene dhe te tjere, ky rast tregonte diferencen ne funksionimin e institucioneve politike ne vend. Nga njera ane Barjabat arrestohen ne USA dhe per nje vjedhje banale, ndersa te ne prej 20 vjetesh tashme nuk ka politikan te larte te arrestohet per kurrgje.

E dyta, Erindi ketu e ka shprehur shume mire. Rasti Barjaba tregon dhe njehere se sa kult i fshehte eshte politika shqiptare, aspak transparente me publikun. Kush ishin Barjabat, cfare karriere kishin bere, si ishin ngritur ne ato pozicione, si kishin konkuruar, me c'te drejte perjashtohen nese kishin nje mandat te tyren etj etj. Per aq kohe sa karrierat politike ne kete vend jepen si dhurate ndaj sherbimeve per shefin ne kemi nje problem te madh te perqendrimit te pushtetit politik ne kete vend.

Add new comment