1.5 milionë vizitorë kanë vizituar armët e Skënderbeut? Pra, nga dera kanë hyrë 80 vetë çdo 60 sekonda!!!

Postuar në 05 Janar, 2013 08:52

Ekspozita e armëve dhe përkrenares mit të heroit tonë kombëtar, për mëse 1 muaj u shndërrua në vend peligrinazhi sepse shqiptarët mundën për herë të parë t’i shihnin në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e ekspozitës së çelur më 22 nëntor, muzeologu Fredi Gusho thotë se janë rreth 1 milionë e gjysmë vizitorët që kanë parë ekspozitën, raporton Koha Ditore.

“Sidomos fluks i madh qe në ditët e festimeve të 28 Nëntorit. Numri i vizitorëve nga 700 deri në 800 mijë veta. Vazhdojnë të vijnë akoma njerëz edhe tani për Vitin e Ri, nga ardhja e emigrantëve pati shumë fluks”, thotë muzeologu Fredi Gusho. 

Sipas këtyre të dhënave, i bie që nga 22 nëntori, më 30 dhjetor (duke i quajtur të tëra ditë pune, pa pushime) të kenë hyrë 40 mijë në ditë (!!!)

Në një ditë 8-orëshe, i bie 80 vizitorë në minutë (që nuk do i nxinte as dera). Këta, duan ca që ta vizitojnë ekspozitën, nuk është se fusin vetëm kokën e ikin. Dhe lind pyetja a kanë arritur ti shohin vërtet armët? Sepse në 1 orë, brenda duhet të kishin hyrë 5 mijë veta në ekspozitë!

Por, e kotë të presim që dikush të mbajë përgjegjësi për informacionet e rreme të dhëna në deklarata prej pozicioni zyrtar. Përndryshe, të parët duhej të ishin ata që deklarojnë se kemi më shumë turistë sesa banorë, në verë. K.C.

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nje person kushte &nbsp;1000 leke (te vjetra) hyrja x 1.500.000 njerez = 1,500.000,000 leke te vjetra nga shitja e biletave????? I bie qe muzeu te jete bere istitucioni me i pasur....mos ja tregoni njeriu se vete Zeni me Argiten dhe...............</p>

Submitted by Irvi Hyka (not verified) on

<p>Unë i kam parë falas Armët e Skënderbeut. Nuk është aplikuar bilet. Shifra mund të jetë e ekzagjeruar, por e vërtet është se shumë veta i kanë vizituar armët.</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Hyrja qe falas&nbsp;</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Trego faturen qe ke arketuar per llogari te shtetit shqiptar leket e 1 500 000 biletave dhe je ne rregull plako. Ndryshe ...

Submitted by davidi (not verified) on

<p>80 veta ne minute?! e ku eshte lajmi?! jemi nen mesataren e dyndjes alla shqiptarce.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.