'Njeriu i Vitit' sipas 4 bashkëautorëve të ResPublica

4 bashkëautorët e ResPublica, Mustafa Nano, Eduard Zaloshnja, Adrian Thano e Koloreto Cukali, kanë zgjedhur Njeriun e Vitit 2012. Më poshtë janë emrat dhe motivacionet tona. Janë thjesht zgjedhje personale. Ju urojmë 2013-n lexuesve të faqes dhe ju ftojmë, nëse dëshironi, të komentoni poshtë këtij shënimi për njeriun e vitit 2012 sipas jush. Faleminderit që keni qenë me ne këtë vit dhe Gëzuar.
Mustafa Nano:
Për të qenë krejt i sinqertë, unë ndihem i ndërdyshur mes Mero Bazes dhe Ardian Vehbiut. Them Mero Bazen për nervin e gjallë opozitar që ka shfaqur gjatë gjithë 2012-s. Dhe sepse ky vit që kaloi ka patur nevojë si për asgjë tjetër, për opozitë. Pra Mero Bazen sepse ka patur çdo ditë të vitit kokëçarjen prej opozitari.
Dhe Ardian Vehbiun sepse është një punëtor i palodhur i kulturës. Nuk ka ditë që në blogun e tij online të mos ketë një shkrim me interes mbi kulturën, median, politikën, shoqërinë.
Eduard Zaloshnja:
Për mua njeriu i vitit 2012 është Kreshnik Spahiu. Është njeriu që ka tronditur më shumë skenën elektorale shqiptare, së paku që prej vitit 2004. Kreshnik Spahiun sepse është gjithashtu njeriu që i trysnoi dy partitë e mëdha ta adresojnë më intensivisht temën e afrimit të Shqipërisë me Kosovën.
Koloreto Cukali:
Nëse duhet zgjedhur një emër, unë zgjedh Lirak Bejkon. Në një vend me kaq pak ideale e me kaq pak burrëri, gjesti i tij i vetëflijimit ishte një shpullë morale jo vetëm për pushtetin, por për të gjithë ata që ankohen kafenerave e podiumeve kundër këtij pushteti. Shqipëria ka nxjerrë atentatorë, në emër të idealit. Por, vetëflijimi, është një akt shumë më madhor se çfarëdo atentati kundër çfarëdo qelbësire të veshur me pushtet. Shqipëria nuk është atdhe vetëflijuesish. Nuk ishte, deri dje. Duke rimarrë një titull të një shkrimi të A.Ndrecës, motivimi im për Lirak Bejkon do ishte: “bota është e atyre që digjen”
Adrian Thano:
Anën, vajzën e Ziverit, protestuesi i ekzekutuar me paramendim poshtë dritares së zyrës së Kryeministrit të vendit. Anën, si apel për të mos harruar që ai plumb dhe ata plumba u lëshuan për secilin prej nesh (dhe nuk do mungojnë të lëshohen sërish - sic edhe na është thënë publikisht). Anën, lotët e së cilës sfidojnë ngërdheshjet hipokrite të të gjithëve, por veçanërisht të kolegëve që pashë nëpër festat qeveritare të këtij fundviti. Anën, si apel për Drejtësi, kurdoqoftë. Anën, vështrimi i së cilës më ka bërë të besoj se mjerimi ynë i vërtetë si shoqëri nuk është skamja e shumicës së topitur, por kamja e pakicës barkngopur e shpirtzbrazur.

(Karikatura nga Medi Belortaja)
Comments
Une do propozoja blogun

Une do propozoja blogun e-zani.com sepse eshte nje blog intelektual musliman qe ka arritur te artikuloje me shume koherence dhe nivel te larte qendrimet e mendimit intelektual musliman shqiptar mbi shume ceshtje. Une mendoj se intelektualet muslimane kane nje rol madhor per te luajtur ne te ardhmen e kombit dhe ne riperteritjen e vlerave tona shoqerore, prandaj besoj se ky blog eshte nje nga prurjet me interesante dhe te nevojshme per shoqerine tone. Debatet qe jane hapur aty jane teper serioze dhe na prekin te gjitheve ne nje menyre ose nje tjeter.

Me lejoni te mos bie ne

Me lejoni te mos bie ne nivelin e dy te pareve,duke zgjedhhur njeriun e vitit akademikun R.Qosen si meshirim i dijes e urtesise shqipetare.Plotesisht dakort edhe me dy gazetaret e fundit Thano e Cukalli.

o arnaut je jash kohes dhe

o arnaut je jash kohes dhe hapesires m duket. C lidhje ka ky blogu qe thua ti me hallet e Shqiperse??? Habitem si ta kan botuar ketu kete idiotesi

Quot capita, tot

Quot capita, tot sententiae.(Sa koka jane aq gjykime do kete - thote kjo shprehje latine). Kjo vlen edhe per gazetare te formuar mire e jo me per "arnaute" blogjesh.

Duke veçuar gjykimet emocionale per personazhe qe kane lene mbresa te thella ne kujtesen kolektive do te tregoheshim me realist nese gjerat i vendosim ne peshoren e kohes. Jemi para nje regjimi super te korruptuar qe rrezikon te na heqi perseri zvare dhe duhet te biem dakort qe as lotet e Anes biles as gjesti veteflijues i Lirakut nuk e ndryshon situaten.

E kuptoj zgjedhjen e Zaloshnjes per Spahiun pasi ne gjykimin e nje analisti sondazhesh aleanca K.Z ka per te qene maja e peshores ne zgjedhjet e ardheshme por personi me energjik,me brilant dhe mbi te gjitha nje hale e mprehte ne fytin e Brishes ngelet Mero Baze.

Si ka mundesi qe Nik Spahiu

Si ka mundesi qe Nik Spahiu paska tronditur kaq shume skenen elektorale shqiptare gjate vitit 2012 ? Mos u zhvilluan gje zgjedhje ne vitin qe sapo lame pas ? Gezuar

Per mua njeriu i vitit eshte

Per mua njeriu i vitit eshte ai qe e perballon jeten me varferine e tij dhe jo ai qe e blen famen ne rruge te ndryshme. Me thoni nje qe beri shkence dhe do ta quaja "Njeriu i vitit".

Shume politike ishin
Shume politike ishin zgjedhjet e personazheve. Edhe Anen nuk e kursyet duke e implikuar ne politike.
Ca kupton me "politik" ti o

Ca kupton me "politik" ti o anonim? Nese nuk eshte ana "politik" nuk di cfare tjeter mund te jete. Nejse xhanem, ti duhet te jesh nga ata te asaj anekdotes une them mendimin tim, ti tund koken tende. A mortja ju hengert ju morrave te Saliut. Ikni ore nga forumet, shkoni n qender hani ndonj cop torte.

p.s. une do isha me motivacionin e Mustafait:Mero Baze pa diskutim

Ti nuk di te shkruash shqip
Ti nuk di te shkruash shqip labi... Pastaj nuk ke pse ofendon njerezit kur nuk i njeh thjesht se nuk je dakort me idete e tyre. Respublica duhet te te censuroj ty dhe shoket e tu.
Kreshnik Spahiu.Sepse jep

Kreshnik Spahiu.Sepse jep shprese se gjendja ne Shqiperi do te ndryshoje kete vit me aleancat e reja qe mund te krijohen. Nga nje sistem dypartiak, mund te kalojme ne nje sistem shumepartiak. Pra ne koalicione. Do te vdese keshtu ego-ja dhe sundimi i Njeshit siç ka ngjare deri me sot me Zogun, Enverin dhe Salen.

Lirak Bejko. jam me cukalin

Lirak Bejko. jam me cukalin

Meron e kemi zgjedhur e

Meron e kemi zgjedhur e falnderuar,me merite te vertete,ne cdo dite te oponences se tij brilante pergjate 2012-es.
Une sikurse A.Thano zgjedh ANEN.

Respekt te jashtezakonshem

Respekt te jashtezakonshem per Mero Bazen por do te zgjidhja Anen e Ziverit kete here si njeriun e vitit.Duhet qe te gjithe kur kryejme nje veprim te mendojme per femijet .kete duhet ta dije me mire Liri Berisha.Se mbas veprimeve te burit eshte gjithmone gruaja.Saliu ka mbeshtetjen e te shoqes pa eshte ky qe njohim ne.

Ardian Vehbiun? Kjo është

Ardian Vehbiun? Kjo është tallja e vitit 2012!

Vetem Merua nuk eshte por

Vetem Merua nuk eshte por opozite se me ate pseudo Gazete Online duket si ato qoftet e mejhaneve ne cep te lagjes qe nuk lene gje pa share dhe marre ne goje.Eshte po i njejti Mero qe deri dje bente te njeten gje me Saliun tani eshte kthyer kunder. Pyetja lind pse ? Ne lidhje me Ardian Vehbiun nga largesia me duket nje "sehirxhi" qe vetem predikon duke mbetur ne ate guacken e nostalgjise se vjeter dhe te shkuar duke mos iu pershtatur realitetit ku ndodhet dhe duke mos shkruar per realitetin ku ndodhet aty ne NY e larget qe per nga "Mungesa e vlerave nuk eshte me pak se Shqiperia " me duket se e ka plot Frigorieferin.....Kesht qe Mustafa me te dy je gabim. Kalojme tek Kreshnik Spahiu nje Don Kishot me teper se qesharak.....qe merret vetem me pamjen e jashtme.....duke bere Tualet per te Mbuluar Kalbesiren e brendshme me te cilen eshte shkrire vendi pra mbetet nje Medioker asgje me teper...thjesht nje Bosh. edhe Ti Zaloshnja je prape Gabim. Kalojme te Lirak bejko...me vjen keq per viktimen si njeri por eshte viktime e sistemit ku u fut qe u perdor si nga e Djathta e Re e Topit dhe ku humbi jeten nga Reaksioni Esktrem i Djathte i Saliut ...per shkak te injorimit......Vetflijmi i tij ne ato kushte ku e gjithe shoqeria eshte tejet e zhgenjyer nga te gjithe rrugecet politike......eshte nje humbje qe nuk i vlen askujt as atij vete...Pra Cukali je prape Gabim. Kalojme tek vajza e Ziverit nje njeriu te deshperuar sa te vrare dhe keqperdorur nga jeta sa edhe viktime e sistemit ku u fut si ne ate te majtes se Rames dhe ku humbi jeten nga Reaksioni Ekstrem i Djathte i Saliut per shkak te injorimit........Lind pyetja pse nuk dolen vete ne balle te protestes.Ruci,Fino, Rama,Blushi,Majko,Harasani,Balla etj aty ne stanin e PS.....Pra edhe vajza e Ziverit eshte nje viktime e Sistemit ku u fut i Jati.......Mbetet qe edhe A.Thano eshte gabim....

Ne fund Njeriu i Vitit Mbetet Rexhep Qosja per Objektivitetin qe Mbajti dhe qendrimin........e tij.

Sabit Deda. Vëllai i

Sabit Deda. Vëllai i Hekuranit. Kur shkuan t'ia blinin gjakun e të vëllait, më janë ngulitur në mendje si me thikë fjalët që kish thënë: nuk dua, dua të mbetem fukara.

Te gjitha zgjedhjet jane

Te gjitha zgjedhjet jane brilante!

Secili bart nje kauzë, per te cilat ia vlen te investohesh.

Nese do beja nje zgjedhje, do isha per Prof. Rexhep Qosen.

Nuk mund ta permbledh ne pak rrjeshta komentin tim per gjithe sa shprehu ai per 60 minutat e tij brilante ne pragfesten e pavaresise.

Gezuar, nje vit ndryshe: ne ekonomi, politike, kulture, gazetari e perkushtim ndaj vlerave.

Duke mos devijuar nga

Duke mos devijuar nga percaktimet e kater bashkeautoreve te blogut po jap dhe une nje mendim:

ARDIAN VEHBIU- Intelektual i palodhur, shkrues , analizues, studjues e debatnxites per tema tabu, qe shume s'ua kane as eren ne kete tranzicion.

'Xha xhai-n'- qe me blogun e tij, si administrator korrekt e pjesmarres aktiv ne cdo opsion,'Peizazhe te fjales ose natyra jo aq te qeta ' u ka bere e vazhdon te kembengul qarte se "...pasuri me te perbashket se shqipja nuk kemi dot."

Pse Ardian Vehbiu ose alias Xha xhai ?

Pasi ai jeton jashte atdheut dhe jashte cdo interesi te vockel a te madh ekonomik, politik, karrierist, etj dhe si nje pinjoll mjeku, ne perditshmeri ai diagnostikon me imtesi plaget tona mbi e nen 'lekure' te maisura nga shtresezimet e 'vullkaneve' te kohes se padijes...Madje jep dhe receta 'ilacesh' per shendoshje, por ato nuk gjenden ne 'farmacite' tona te monopolizuara a oligopolizuara.

Por, ah, intelektualet s'marrin dot 'vota' folk...

(Respekt dhe per propozimet e tjera te kater bashkeautoreve te blogut ! )

Jam dakord me f.d. Ardian

Jam dakord me f.d. Ardian Vehbiun

do isha shume kurioze te dija

do isha shume kurioze te dija mendimin e gazetareve te nderuar te Respublikes per 4 personazhet me negative te vitit. Jam e sigurte qe ne krye te shpirtzinjve vendin e pare do ta zinte nje person i urryer qe e dime te gjithe. Tre te tjeret pas tij do ishin nje teme interesante debati. Faleminderit

karikatura shoqeruese, e

karikatura shoqeruese, e mrekullueshme. Une si lexues i rregullt i faqes tuaj do jepja vleresimet e mia personale per redaktorin tuaj perzgjedhes te fotove dhe karikaturave. Kam vene re se jane ne shumicen e rasteve shume mbreselenese

Ardian Vehbiu ka urrejtje për
Ardian Vehbiu ka urrejtje për shqiptarë dhe po këta shqiptarë që ai I urrejtje ja japin medaljet. Popull i çuditshëm!
Jam mese dakort me ata qe

Jam mese dakort me ata qe kane dhene vleresimin e tyre per Profesor Rexhep Qosen !

Eshte padyshim babai shpirteror i te gjithe shqiptareve qe nuk ka frike te qortoje e te pozicionohet kunder drejtuesve te korruptuare qe kane uzurpuar karriget me lloj lloj formash keto 20 vjetet e fundit...vrasje,mashtrime,korrupsion,trafiqe.... Zeri i nje intelektuali e patrioti te mirfillte,me nje etike te kulluar, i frustuar nga tere ato qe veshtron rreth e rrotull, nuk mund te rrije dot ne heshtje !!

Te dytin do vija Albin Kurtin per betejat e tij dhe per shpirtin e intelektin e paster e fisnik !

Kreshniku eshte me pak i paster e fisnik,por gjithsesi ka meriten qe ngriti ceshtje te cilat ishin kthyher ne menyre te pashpjegueshme tabù !

Blogun e Ardianit e ndjek,me pelqen goxha,shkruhet vertet bukur dhe prurjet,esete jane mese te goditura, por nuk mund te them qe nuk ndihet nje nje si nuance,nje si arome e lehte filo jugorolindore qe ne raste merr edhe trajtat e nje filoortodoksizmi paksa te turbullt,paksa gri ! Jam mese dakort per ceshtjet qe ka ngritur persa i perket mbrojtjes se standartit,por nga ana tjeter ne disa shkrime,qofte vete Ardian Vehbiu qofte edhe ndonje nga autoret e pakte te ftuar qe sjellin shkrime,nuk kane shprehur asnje fare entuziasmi per nje bashkim hipotetik Kosove-Shqiperi,perkundrazi,shprehen qartazi se jane kundra duke e argumentuar me dobesine e ekonomise,klases politike te papergatitur e te papergjeshme por duke vene dhe ne dukje faktin se popullsia ne Kosove eshte myslimane ne pjesen e saj derrmuse !!!Nga ana tjeter nuk mungojne shkrimet ne kete blog (edhe se jo direkt nga Vehbiu) mbi vllazerine e munguar midis shqiptareve (atyre te jugut me se shumti) dhe grekeve,i cili mund te shihej si nje afrim,vllazerim pothuajse natyror !

Mero Baze,hmmm, vertet kritikon ashper,atje ku te dhemb e s'te dhemb,por mos te harrojme kush ishte Meroja e ca shkruante deri pak viteve me pare !! Te mbyllesh nje sy mire,por te dy qorrohesh fare pastaj !

Sa poshte ka rene Shqiperia,

Sa poshte ka rene Shqiperia, kur nuk gjen dot nje njeri, qe jep kontribute per vendin e popullin dhe ngre lart nderin e kombit-nje artist te pakten, pa shkencetar as qe behet fjale. Nuk e kuptoj se si mundet qe kater gazetare, qe e mbajne veten elite intelektuale, bien ne nivelin e fanatikeve te majte dhe zgjedhin vetem figura ekstremalisht te majta: e bija e Ziverit????!!!!! Vene Rexhep Qosen, per t'iu kundervene Ismail Kadarese, te cilin e njeh gjithe bota dhe propozohet per nobel, i ben qytetaret e botes te kujtohen se ka dhe nje Shqiperi ne kete planet... Per t'u larguar nga balta politike do te propozoja... Rita Oren, pasi ben me kenge ate qe ben Ismail Kadareja me pene... Nuk them se nuk ka politikane, qe e meritojne, por, po te propozosh ndonjerin syresh, do te nervozosh 50% te shqiptareve, dmth krahun kundershtar.

Add new comment