Më kopjo deri në qershor - i shkruan Rama, Berishës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi sërish sot Kryeministrin Berisha për kopjim të programit të socialistëve. Konkretisht ishte hyrja në fuqi e projektligjit për heqjen e TVSH-së së makinerive, ai i cili solli dhe reagimin e kreut Rama në “Twitter”.“Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar. E inkurajoj të kopjojë më tej”, thotë Rama ndërsa e këshillon: “Të heqë taksën e biznesit të vogël. Të heqë akcizën e naftës bujqësore. Të pesëfishojë financimin për bujqësinë. Të akreditojë universitetet. Të bëjë të paktën kaq deri në qershor kur me votën e një shumice dërrmuese ne do realizojmë pikën e programit për largimin e qeverisë së tij”, shkruante Rama në “Twitter”. Re.Pu.
Comments
Mire mire, po Kosten e

Mire mire, po Kosten e shkarkuat mo?

Po nuk te kopjo dot ty Sala

Po nuk te kopjo dot ty Sala mer Ed ! Se ti ke Kosta Barjaba-n qe te nxjerr ne selamet!

Nuk po marim vesh

Nuk po marim vesh kush eshte me i marr se tjetri.

Fjala i marr vjen nga folja me marr dhe nenkupton qe ta kane marr mendjen.

Te paret tane, nga keqardhja, thonin se eshte perendija qe ta merr.Nuk po dim se kush

ja ka marr mendimet tjetrit, pavaresisht se Edvini, qe mendon se vetem ai i di te vertetat,

pretendon se po ja merr mendimet gjeniale (programin) Saliu dhe shpreson qe deri ne qershor

nuk do ja marri dot te gjitha 1000 faqet e programit, prandaj e mban sekret dhe nuk e detajon.

Me ndodhinë e Kosta Barjabes

Me ndodhinë e Kosta Barjabes lind nevoja qe Partia Socialiste, e cila pretendon te marri pushtetin ne Qershor te beje menjeher nje transparence te plote te gjithe Kryesise dhe Anetaresise se Asamblese se saj drejtuese.

Te gjithe e dime se cfare perfaqeson PD-ja dhe Saliu, por populli ka nevoje te dije cfare perfaqeson Edi Rama dhe PS-ja para se tu jape voten.

Na mbyten Monikat dhe Nexhmiet ne politiken Shqiptare. Si ka mundesi qe Kosta Barjaba kishte dhe gruan ne Asamblene e Pergjithshme te PS-se dhe gjithashtu ai vete drejtonte "Programin e Ceshtjeve Sociale" te PS-se? Kush tjeter nga Kryesia e ka gruan, vajzen apo djalin, mbesen apo vllain/motren ne Asamble ? Nepotizmi ne politike nuk po lejon daljen ne pah te vlerave dhe njerezve te rinj.

Duam transparence te plote !

Nuk ka vota per PS-ne pa na treguar se ata e meritojne pushtetin dhe se do te jene ndryshe nga Sali Berisha !

Add new comment