Në Kosovë duket se i kanë për zemër kontratat energjetike me kompani serbe

Dy kompanitë serbe të energjetikës, “Gen” dhe “Rudnap”, janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike deri në muajin maj 2013, pikërisht deri në kohën kur distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kalon në pronësi të kompanisë private turke “Çalik&Limak” - shkruan e përditshmja kosovare ZëRI. Gazeta “Zëri” ka raportuar kohë më parë se Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2011, tri kompanive serbe të energjetikës, përmes tenderëve, u ka dhënë më shumë se 56 milionë euro për import të energjisë, por edhe për punë të tjera që ato kanë kryer në kompaninë më të madhe publike të Kosovës.
Po ashtu, shuma si kjo, por edhe më të mëdha, kompanitë serbe kanë marrë nga KEK-u thuajse çdo vit nga mbarimi i luftës e deri më tash. Në listën e prokurimeve të mëdha që e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se më 11 janar të vitit 2011 KEK-u i ka dhënë kontratë kompanisë “GENI do Beograd & Tirana” me seli në Beograd për furnizim me energji emergjente për periudhën janar-dhjetor të vitit 2011. Vlera e kësaj kontrate ka qenë hiç më pak se 33 milionë e 248 mijë e 34 euro.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, KEK-u e ka përzgjedhur edhe një kompani tjetër për furnizim me energji emergjente nga janari e deri në fund të vitit që lamë pas. Edhe në ketë rast behët fjalë për kompaninë serbe, “RUDNA Grup AD”, e cila kësaj radhe nga KEK-u përmes kësaj kontratë ka marrë 1 milionë e 680 mijë euro.
Rreth katër muaj më vonë, saktësisht më 29 prill 2011, KEK-u e shpërblen edhe me një kontratë tjetër kompaninë serbe “GENI do Beograd&Tirana”, kësaj here për furnizim me energji për periudhën maj 2011 deri në mars 2012 me vlerë 16 milionë e 320 mijë e 956 euro. Po ashtu, në këtë datë dhe për të njëjtin qëllim Korporata Energjetike e Kosovës, i ka dhënë edhe një tender kompanisë serbe të energjetikes “EGL”, ku vlera e kontratës është më shumë se 3 milionë e 301 mijë euro - raporton ZëRI (a.n.)
Comments
Zeri nuk na shpjegon si

Zeri nuk na shpjegon si kane qene ofertat. Nese ofertat e serbeve kane qene me te lirat atehere nuk ka asnje aresye perse duhen shperdoruar parate e taksapaguesve duke ua dhene kontratat kompanive qe kane dhene cmim me te shtrenjte ose qe nuk kane plotesuar kushtet. Nese dikujt kjo nuk i duket sh patriotike atehere le te ndryshojne ligjet dhe te perjashtojne me ligj dhe jo me maliq kompanite serbe nga garat publike perndryshe ky shkrim duket me shume si populizem sesa si interes kombetar.

Bratsvo Jedinstvo

Bratsvo Jedinstvo

Add new comment