Kolegji Zgjedhor merr vendimin e parë për zgjedhjet e 2013. Dhe është (siç pritej) kundër opozitës

Postuar në 03 Janar, 2013 13:20

Kolegji Zgjedhor vendosi sot që numri i Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ), (të cilit i korrespondojnë edhe qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 23 qershorit) të jetë 89, nga 66 që kanë qenë më parë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk kishte mundur të merrte një vendim duke qenë se nevojitej mbështetja e 5 prej 7 anëtarëve. Socialistët e cilësuan si një shkelje të rëndë vendimin e Kolegjit pasi sipas tyre ai nuk mund të merrte një kompetencë të cilën e ka KQZ. Ndërsa për demokratët të cilët kishin kërkuar 100 zona të administrimit zgjedhor, vendimi i sotëm ishte sipas tyre "një leksion ndaj kujtdo që kërkon bllokimin e procesit".

Më 21 dhjetor pas polemikave, KQZ nuk arriti të merrte një vendim për numrin e ZAZ në bazë të të cilave ndërtohet më pas edhe e gjithë infrastruktura zgjedhore si dhe vend numërimet e votave. Palët ishin dakort që numri i zonave të administrit zgjedhor të rritej, nga 66 që kishin qenë më parë. Por u ndanë në numrin e propozuar. Fillimisht KQZ paraqiti nje variant me 76 zona të administrimit zgjedhor. Ky propozim u mbështet nga socialistët. Por më pas, papritur KQZ paraqiti një propozim të dytë për 89 zona, i cili u kundërshtua nga opozita sipas të cilëve duhej që zonat e administrimit zgjedhor të kishin një numër të përafërt zgjedhësish. Demokratët nga ana e tyre kërkuan 100 zona të administrimit zgjedhor. (ose bënë sikur kërkuan për të arritur tek numri 89). Sidoqoftë përplasjet bllokuan vendimarrjen për këtë cështje dhe pozita në pushtet ju drejtua Kolegjit Zgjedhor. Kolegji vendosi sot për numrin 89.
Për socialistët, vendimi i Kolegjit është në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi merr një komptencë e cila i njihet eskluzivisht KQZ-së. Vendimi i sotëm i Kolegjit i hap rrugën KQZ-së për të vazhduar më tej me hapat e tjerë të procesit zgjedhor, por në të njejtën kohë duket se ka ndezur edhe dyshimet e forta të opozitës mbi paanësinë e tij.

Foto: Gjate hedhjes se shortit qe perzgjodhi emrat e rinj te gjyqtareve qe do te jene ne perberje te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit: Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Ceno dhe Valbon Cekrezi (LSA)

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky nuk është shteti ligjor që ëndëronim dhe më në fund ja aritëm roftëëëë demokraciaaa

Submitted by Anonim (not verified) on

Rri dhe vras mendjen si ka mundesi qe cilido gjyqtar qe shkon ne Kolegjin Zgjedhor jep vendimin qe pritej prej tij (ate pra, konform PD)?! Deri me sot asnje prej tyre nuk ka rezistuar. Kjo shpjegohet keshtu, sipas meje qe sistemin e njoh nga shume prane:

- Anetaret e Kolegjit Zgjedhor (KZ) zgjidhen nga anetaret e gjykatave te apelit te Republikes (6 te tilla). Gjate viteve te regjimit te tij, Berisha eshte kujdesur qe ti mbushe keto gjykata me nga gjykatat e rretheve, duke perzgjedhur individe qe ne nje menyre a nje tjeter jane prane PD (strukturave te saj ne rrethe).

- Gjyqtaret, ne shumice absolute (rreth 400 jane ne total te te gjitha gjykatave te rretheve + Apelet + Gj.Larte) jane njerez jashtezakonisht shume medioker. Batuta e njohur qe qarkullon prej kohesh nder avokate eshte "po pergatis nje kerkese padi te thjeshte, qe ta kuptoje gjyqtari":). Ne shumice absolute, libri i fundit qe ata kane lexuar, cilido te kete qene, i takon nje kohe shume te larget. Kjo mund te tolerohet tek nje inxhinjer i rendomte (te me falin inxhinjeret), por jo tek 400 zotat qe vendosin per jeten apo pronen apo voten e qytetareve te nje vendi Europian (medemek). Andi Civici (gjyqtari relator i ceshtjes ne fjale ne KZ) nuk e kupton dhe si zor ta kuptoje se sa dem i ka shaktuar demokracise se Shqiperise me vendimin e tij. Se gjyqtaret qe marrin vendime te tilla duhet te shqetesohen dhe per pasojat. Por qe te shqetesohesh per dicka, duhet ta kuptosh ate, dhe kjo nuk kerkon vetem njohuri mbi inerpretimin e ligjit formal. Vendime te tilla kerkojne gjyqtare filozofe e patriote. Kujtoj shprehjen e Kristaq Trajes kur mesoi emrin e njerit qe ishte dekretuar nga Topja per anetar te Gjykates Kushtetuese: "Sikur ta dinte ai c'peshe i kane vene mbi supe, do ikte nga syte kembet". Problemi nis qe tek shkolla e Magjistratures, ku studentet me te mire refuzojne te shkojne, sepse nuk duan te ikin rretheve per vite te tera dhe/ose ikin te bejne pasuniversitare jashte vendit; si perfundim ne Magjistrature shkojne suburbane si Andi & Co.

- E fundit, por ndoshta me e rendesishmja: keta cunat e gocat e KZ, si absolutisht cdo gjyqtar ne Shqiperi jane ndyre ne korrupsion. Si te tille, njehere e mire qe e kane gelltitur lugen e corbes se prishur, c'mund te bejne tjeter vecse te vjellin gjithe jeten?

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nuk e uroj, por me duket se me kete opozite te dobet dhe me Sali Berishen e plotfuqishem tashme qe zoteron de facto te gjitha pushtetet ne Shqiperi, do te hyjme gjate veres ne nje kalvar zgjedhor me te rende se ai i zgjedhjeve te Tiranes. Vetem shpresoj qe perfundimi te mos jete i njejte.

Submitted by AnonTr (not verified) on

Cila opozite? Rama (twitter),Brace (facebook),Balla,Tahiri,Ngjela e Zogaj jane vetem gjashte persona te keq organizuar. Opzita e vertete eshte nje popull i tere qe Rama i quan zjarrevenes e Berisha i quan puciste.

Submitted by Nje qytetare (not verified) on

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte ne shkelje te hapur te Kodit Zgjedhor dhe s'ka nevoje t'i referohemi opozites, se mund ta lexojme vete qartazi ne Kodi Zgjedhor kete gje. Eshte e frikshme qe qeveria ka nisur kaq heret te shkele nje ligj te rendesishem - Kodin Zgjedhor - qe sapo e miratoi vete. Kjo qe ndodhi sot eshte nje kambane alarmi per te na i bere te qarte se kjo qeveri eshte futur e sigurte ne rrugen e instalimit te plote te nje autokracie qe i shkel ligjet haptas, pa lojra, pa perpjekje per t'u fshehur. Kjo qeveri na thote cdo dite e me forte: "Ketu gjerat behen si dua une, kur dua une dhe ligjet jane vetem ca lecka per t'u hedhur sy juve dhe nderkombetareve, meqe e keni qejf te besoni se jetoni ne demokraci e jeni ne Europe".  Ka ardhur vertet koha t'u themi ndal ketyre hajduteve ordinere qe na qeverisin. Dhe c'turp sistemi yne i drejtesise! Turp per keta njerez te vegjel pa dinjtet qe blihen me nje favor te vogel nga qeveria, e qe e quajne veten gjykates!

Submitted by Geni (not verified) on

Nuk e kuptoj pse duhet bllokuar procesi per numrin e qendrave te numurimit. Nqs opozita nuk numuron dot votat ne 100 kzaz vaj me det.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.